Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Shiu si domosdo

mbulomë e dashur
me puthje mbulomë
ma sjell freskinë në shpirt
nëse edhe bie shi
me këtë pak diell
rritemi si bima unë e ti.

 

***

Nuk desha të vij në takim
Fajin e ka zemra fshihu në brendi
Nëse do edhe ti mos më prit
Po rrugën ma ndriçon drita që vije nga ti.

 

Vasha e mbuluar dhe kameramani i shou programit

kameramani ulet ngrihet anohet
tek vasha diçka me gjet
sensacion gjinjtë dhe kërthiza
për shikuesin nuk janë interesant

po kjo hyri krejt e mbuluar
ku shihen vetëm sytë e saj oqean
që shfaqin dritën e besimit
thellësisë së shpirtit derisa noton

e shtrenjtë është vasha
që me dritën e besimit rron
krejt diamantet e botës
dashurin e sajë nuk e peshojnë

kameramani ulet ngrihet anohet
për shikuesin e tv –së çmendet shkohet
kur nuk gjen sensacionin
në sytë e vashës gjen jetën si jetohet

stepet kameramani bie
humbet si në greminë
te vetja sheh majmunin
te vasha njeriun.

 

Rozafë e pa muruar

hyri drita
me marr shpirtin për dore
e shpirti i lodhur
nuk beson
struket në zemër
duke i marrë plagët në gji
ma nuk i beson njeriut
sa herë ka besuar
një plagë e re ju ka shtuar
ndaj struket shpirti
frikohet mu ngrit
Rozafë e pa muruar.

 

Si doli nga uni

sapo e pan sytë
vashën në trotuar
u zgjua bisha brenda meje
kur doli nga uni
prapa e mbylla portën
ngadalë e mora në shenjë
e lirova vashën
në kërkim të yllit.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s