Poezi nga Etien Bekimi

Poezi nga Etien Bekimi
 
 
Bukuri horizonti
 
Horizonti sot ishte
veshur si ashik
Në xhaketën e qiellit kishte
vënë trëndafilin e bardhë
të reve
Këpucët i ndrinin nga
vesa e mëngjesit shkelur
Në dorë mbante
unazën ndarëse të këtij kufiri…
U inspirova me bukurinë
e këtij shkëlqimi,
si pulëbardhë fluturova
e regëtiva si në të fundit frymë.
 
 
 
***
 
Ndërsa flije, t’u afrova
nuk duhej të kaloja përmes rrathësh,
as perdet një e nga një të binin
gjithçka që duhej
ishte ,
tek ty të mos vinte zgjimi…
 
Aroma jote më dehu,
rreth e qark shpërndarë ,
si në eter
dhe unë ashtu ngatërruar,
përhumba rrugës pa kthim.
 
 
 
Duke të kërkuar ty
 
Ju afrova hënës,
që ndrinte
në mijëra vezullime
tërhequr nga sytë e dashuruar.
Njoha dhe një vështrim ,
ku etur notonte në një
retinë ,
duke mbartur ne të dy.
Ti bebja që pa fjalë flet,
Une qepalla e mbyllyr,
ku brenda të përkëdhel…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s