Poezi nga Nexhi Baushi

Poezi nga Nexhi Baushi

 

SHIU I PRANVERËS NË TIRANË

Në Tiranë,
në ikje të pranverës,
çdo natë bie shi,
deri në agim.

Mëngjesi qëndron pezull,
në ajrin e lagur,
qielli gri i mbarsur ,
i pangopur me gjumë,
ndjen dhembje,
shpërthen në vetëtimë.
Orët nxitojnë, e
pa dashur përplasen,
me shtëllungat e reve që notojnë.

Mes reve e tokës,
nuanca mendimesh,
si zgalem qëndrojnë pezull,
në shpirt vrapojnë pa rreshtur,
reflekse ngjyrimesh,
trishtimesh,
a gëzimimesh,
herë si hije,e
herë si vegime,
herë si ngjyrat e ylberit
peisazhesh.

 

***

E dua dashurinë të dielltë,
Të feksur plotë dritë,
Si frymë,
Me dëshira të herëshme, e
Psherëtima nga honi i shpirtit,
Të gulçojë, të më djegë,
Rrënqethje të ndjejë mbi lëkurë,
Të mbyll sytë,
Në buzën e mekur,
Drithërima në shpirt,
Nga përqafimi yt pa fund,
Të shpresoj,
Për një jetë të paqtë,
Me sytë mbyllur,
Një ëndërr të pafajshme,
T’ëndërroj,
Në lëndinën e kujtimeve,
Të gdhend një gral,
Me dorën e pelegrinëve.

 

NJË KRONIKË JETE MBI DET DO BOTOJ

Heshtja….!
Si vorbull, më përpin,
E kujt s’i kam thënë,
Që shpesh më mundon,
E serish me përqafon.

Kur dëshirë unë kam,
Në rrugën e heshtjes,
Me mendimet e mia,
Pasues të rinj krijoj,
Dhe vihem në udhë,
Si poete përhumbem,
Në ëndrra,
Të gjej ujin e natës,
Të laj sytë,
T’i hap qepallat
Me mëndafsh arnuar.

Lakuriq të zgjohem,
Në stinën time,
Të vështroj vise malore,
Të gjelbëruara në paqe,
Kopështe bleruese,
Që të cmuar i kam.

Me aromë trëndafilash,
Të freskoj virgjëresha,
Që me sisët si shegë,
Pasuesit e tyre mëkojnë.

Në aromën e vlagës së dheut,
Të shohë fshatarë,
Duke punuar mes të lashtave në arë,
Të shoh forcën e burrit ,
Që thahet si pjergull rrushi në vjeshtë.

Mendimet e mia vetëm nuk ecin,
Vrapojnë në tokë si kalorës me galop,
Turren si shqiponjë dykrenësh,
Të ushqyera majë heshtash,
E më pas shkëlqimin të marr nga dielli,
Që me to një kronike jete,
Në det të botoj.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s