Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
I tëri
 
Tani që erdhe, s’ka rëndësi qëndrimi .
Nuk ka rëndësi, as fjalët për t’u thënë .
Ne mund të rrimë edhe në heshtje,
një minutë, dy, a një jetë të tërë .
 
Ti, ja .., tek mua erdhe .
Kjo është e tëra dhe asgjë më shumë.
Të tjerat, janë vetëm përsëritje,
të folura nga ti edhe nga unë .
 
Ne, mund të rrimë edhe për pak,
të rrimë, edhe më shumë, si përsëritje,
po ky minut, i tëri është dhe kaq,
Të tjerat, mund të jenë, të mërzitëshme .
 
 
 
Dhe asgjë
 
Nata, zbriti pa pritur,
mbi muzgun, që sapo kish rënë .
Mbi rrugë, njerëz, nuk shihen,
as gjurmë në të, nuk kanë lënë .
 
Eshtë orë harrimesh, në rrugë
dhe heshtja shfletohet e tërë .
Mbi natë, asgjë më nuk duket,
veç natë, natë dhe asgjë .
 
 
 
Himni i vetëvetes
 
Në momentin që u shkëput toka,
për të mos u tmerruar nga orteku,
krijova, himnin e vetëvetes,
me ato që, nga ajo, mbeti .
 
Kënga ushtonte, më shumë se dhimbja .
Në rrokullimën, që s’e mbajta dot,
dëgjohej teksti dhe melodia,
nga kori i të mundurve, përposh .
 
 
 
U shfaqe befas
 
Mesdheu, i solli erërat përjashta .
I ngrohu ujërat, tej e tej .
Ditë e qershorit, ndrin e tëra .
Diamantëshëm, shkëlqen rëra mbi breg
 
Duhet të shkrinin akullnajat
dhe aty, në mes të dheut,
aty, ku jetonin Neandertalët,
të shtrihej, qetësisht Mesdheu .
 
Pastaj, kur ujërat, zunë vënd
e diçka tjetër zuri fillin,
u shfaqe befas, ti më pas,
si përçartje, a si trill njeriu .
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s