Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

KAM HARRUAR

Të flas me veten sot
Në rrugë
Më ka mbetur buzëqeshja dje
Stinët janë mplakur
S’di a ka mbetur ndonjë ëndërr
E bukur deri në pafundësi
Koha
Shëron plagë
A plagët s’kanë më atdhe
Kam harruar të këndoj
E t’i bie fyellit tim
Varur në mur
Rri
Portreti i shpirit të copëzuar
Nëpër vargje të grindura
O Zot
Sa keq kur harron
Të jesh Njeri !

17.6.2017

 

TI PO FLE

Atje skaj rrugës
Shtrirë mbi betonin e lagur
Nga loti yt si kristal
Pa ëndrra
T’i kanë vrarë voglush
Ti po fle…

18.6.2017

 

PO MBËSHTILLET

C’mbështillet si bishti i kalit
Mes vitheve
T’i tremb kjo erë me shi
Mizat kundërmuese
Që kanë mbushur qiellin
Fjalët
Me njè aromë të cuditshme
Diellit
Ia kanë lodhur sytë
Të shpërndaj shkëlqim
O Toka ime e psherëtimave!

18.6.2017

 

E NDJEJ

Një hapërim që ec
Mbi kalldërmin e shtruar
Në mes të Vargut dola mbrëmë
T’i pres yjet në ballkon
Që era zbrazi një gurrë me shi
Dola
Të pres edhe hënën
T’ia shoh sytë atje larg
Ku mbërrijnë ëndrrat
E nata shëlbohet me fjalë
E ndjej
Si avullin e ngrohtë nga deti
Kur të bie mbi gjoks
T’i mat si me aparat digjital
Rrahjet e zemrës
Pulsin e lodhur nga dimrat
Me fërfëllizë
E Unë ende kam shpresë
Për agimet e reja
Pelikanët t’i sogjoj
Duke rrahur krahët mbi liqe
E dëgjoj një këngë Atdhe
Të zgjohesh një herë
Me sy të diellit
Mbi shpirtin e lodhur
Të shpresëthyerve
Arratisur
Me një strajcë mbi shpinë
Ah sa larg më trete-thonë
Ti dhe mëmëdhe
Kur toka deti janë flori
E lakmi …

15.6.2017

 

TË MOS ISHE

Ti urtakja e netëve pa gjumë
Cdo tI thosha Fjalës
Cdo t’i thosha ëndrrës
Buzëve
Luginës së lëngëzuar
Lumit
Zogut mbi shtog
Shpirtit në tundim
Të mos ishe Muzë
Do harroja emrin tim
Nëpër rasa të pashkruara !

14.6.2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s