PSE KRAKARISIN KORBINJTË????? / Nga: Xhemal Bali

PSE KRAKARISIN KORBINJTË?????
 
 
Nga: Xhemal Bali
 
Xhemal Bali: ish i dënuar politikë për rreth 27 vjet burgime në qelitë dhe kampet më famëkeqe të komunizmit, sjell edhe këtë dëshmi tek gazeta”TELEGRAF” duke qenë si miku i sajë që ka botuar shpeshherë kujtimet e tija. Në fakt neve mund t’ja vinim titullin edhe”Zhgënjimi i një klase të burgosur e të persekutuar”, por e drejta e autorit pse e ka titulluar kështu. Ne do ndalemi pak tek mesazhet që jep ky shkrim i këtij Mandele shqiptar në këtë shkrim. Një realitet i hidhur, një zhgënjim total , jo vetëm i klasës së persekutuar , por të gjithë shqiptarve gjatë viteve të demokracisë, një aktualitet që të lë shijen e regresit dhe mosndryshimit. Ajo që ndeshemi përditë me terinë e mashtrimit, të grabitjes së pronave dhe të fronëzimit të pushtetit nga një elitë e caktuar. Meqënse shkrimi është disi i zgjatur dhe shumë gjëra i thotë vetë për këtë realitet të hidhur të mosndryshimit të asgjëje në jetën shqiptare, po ja lemë lexuesit vet të lexojë e meditojë.
 
Përgatiti hyrjen: Agron Mema
 
 
Afërsit të gjithë njerzit kanë parë gjatë jetës në hapësirën qiellore, se si në mëngjes, sa zbardh dita dhe kryesisht nëpër fshatra, dëgjohen krrakarrima korbinjsh. Korbinjtë kanë nuhatjen më të madhe se ç’do shpend tjetër, i egër apo i butë e qoftë edhe grabitqarë. Njerzit , sa shifin këtë shpend të zi dhe të shpejtë, ju shkon mendja përnjëherë se do të ketë ngordhur ndonjë kafshë, apo e ka ngrënë ujku, dhe ata përnjëherë ulen mbi kërmë dhe mbas tyre fluturojnë shqiponjat krahëhapët, shqyejnë kërmën e ngordhur sa i lënë vetëm skeletin e thyer e të dërmuar. Edhe njeriu është nuhatës, i nuhat dhe i percepiton gjërat. Nuhatja më e madhe në vendin tonë bëhet ç’do katër vjetë, kohë kur bëhen zgjedhjet për deputet e ato lokale. Është në karakterin dhe moralin e këtyre njerzve që zbuten dhe përulen shumë kur fillojnë fushatat elektorale. Ç’do katër vjet këta kthehen tek populli dhe i luten popullit që të jetojnë, të punojnë dhe të lenë së bashku, deri sa populli të hedhij votën në kutinë e votimit në mënyrë unanime, çast që i jep fund edhe dashurisë e përdëllimit. Mbasi mbaron proçesi zgjedhor, zgjidhet qeveria; në rradhë të parë duhet të fortifikohen institucionet e sajë të lëvizshëm dhe të palëvizshëm, sepse populli duhet të qëndrojë larg institucionit, sepse është shetërorë dhe atje brenda janë qeveritarët që mendojnë natë e ditë se si do ta bëjnë popullin sa më të pafuqishëm, duke mos i dhënë mundësi të pasurohet dhe të shkollohet, të jetë vetëm një tufë amorfe me zë, sepse një populli po ju kufizua mënyra e të jetuarit, i vure taksa të rënda dhe privime të pa kapërcyeshme, atë popull e ke gjithmonë të përulur dhe të nënshtruar. Ashtu siç bëri Enveri për 50 vjetë. Enveri nuk i mori me vete librat dhe parimet, por ua la “djemve” nga pas të brumosur me teorinë e praktikën e M-L. “Djemtë” e çuan dhe mëtej këtë “teori dhe praktikë revolucionare”, me dhunë, duke e kthyer Shqipërinë në një letër të bardhë, ku sejcili shkroi si deshi dhe bëri si deshi. Gjatë këtyre viteve, një pjesë e madhe e njerzve, dhe sidoqoftë ata që kishin vuajtur më shumë, thamë se shpëtuam, por për popullin tonë u hapën dyer më të errta dhe humnera më të llahtarshme. Në rregjimin totalitar, populli shqiptar, mbajti mbi shpinë të tijë një qeveri me një parti e një byro politike, qeveri që pushtetin e sajë e mbajti për 50 vite me të njëjtit njerëz, përjashtuar disa ndryshimeve, por me të njëjtën teori dhe me të njëjtin praktikë; atë të gjunjëzimit dhe të privimit ekonomik. Mbas 1991-it, me një shpejtësi rrufe, nga e njëjta parti, nga e njëta teori dhe praktikë sunduese, lindën një numër i madh partish pa as më të voglin ndryshim nga njëra-tjetra, ku qëllimi qe të merrte përsëri pushtetin e humbur. Nëqoftëse do të ishte e vërtetë që komunizmi u rrëzua në Shqipëri, ç’farë i duhen popullit, Shqipërisë tërë këto parti e gjithë këta udhëheqësa????Që kur u krijua pluralizmi dhe nuk largohen nga politika?! Ne, një pjesë që u sakrifikuam për jetë me familjet tona, për 50 vjetë, u sakrifikuam që Shqipëria mos të kishte një parti me një monark, apo të kishte një sistem pluralist me sitem parlamentar ku të votohet ç’do katër vjet dhe deputeti të kap atributet si yll i rënë nga qielli e me veti të perëndishme, apo qeveritari të mos kishte të drejtë të zgjidhej dy herë, por duke ndërtuar një sitem pluralist, me një kushtetutë që realisht ti shërbejë popullit dhe vëndit, dhe jo të favorizojë klika të caktuara me përjetsim pushteti në breza. Ne, kemi kaq vite që shohim të njëjtit njerëz deputetë dhe qeveritarë e sëbashku me pronën që ishte emërtuar socialiste, u privatizua po nga këta qeveritarë; si prona dhe pushteti. Ndaj sot, politikanët janë bërë njerzit më të urryer e më të pabesueshëm, më të shpifurit në sytë e popullit me poshtërsitë dhe demagogjitë e tyre. Politikanët e sotëm, për hipokrizi, shajnë sistemin e kaluar. Nëqoftëse Shqipëria kishte kaq politikanë sa janë shfaqur sot me partitë e tyre, pse ky popull vuajti 50 vjetë nga një parti e nga një diktator?! Po këta janë pjesë përbërëse e asajë ideollogjie që thoshin natë e ditë se punojmë e jetojmë ashtu siç na mëson partia dhe shoku Enver. Në atë kohë , e shanin dhe e pështynin pronën private dhe shenjtëronin pronën socialiste, tani e privatizuan atë dhe u bënë kapitalistë të mëdhenj të botës në një kohë rekord. Në atë kohë, kur neve flisnim për demokraci perëndimore dhe atë amerikane, neve na çonin në zyrat e hetuesisë dhe sallat e gjyqeve, na jepnin dënime me burg të përjetshëm dhe shumë me vdekje, sepse mendjen dhe zemrën e kishin nga Rusia Sovjetike dhe lindja e kuqe. Neve na mburreshin me strategjitë e tyre, se socializmi do të triumfojë në të gjithë botën dhe kapitalizmi është në falimentim dhe vdekje. Ne që u atakuam me atë sistem, e kishim të qartë se ku do të përfundonte teoria dhe praktika e socializmit sepse i mungonte në rradhë të parë ekonomia, kishte një teknologji të prapambetur e të kufizuar ku forcat e sajë amortizoheshin përditë. Ne, kundërshtarët politikë, një gjë nuk na shkonte në mendje, që komunistët fanatikë, të bëheshin liberal ndaj demokracive perëndimore dhe kapitalit të tyre; ata u sulën duke u përqafuar, sikur s’kishin bërë asnjë mëkat ndaj tij dhe forcave demokratike. Ne, klasën e përmbysur dhe kundërshtarët politikë, na konfiskuan pasurinë e trashëguar në breza dhe pasurinë e akumular duke shtrënguar rripin dhe s’ishte paguar kurrë për atë punë që kishte bërë. Komunistët shqiptarë, me vullnetin e tyre, e ndërruan strategjinë e tyre duke bashkëpunuar me të gjitha organizmat e botës perëndimore deri tek kapitalet e mëdhaja monopolite. Ata e harruan menjëherë atë propagandë kundër demokracive dhe kapitalit që propaganda e tyre nuk pushonte asnjë moment në 24 orë, duke sharë dhe denigruar demokracitë, liritë, drejtësinë dhe kapitalin e tyre ekonomik. Ata harruan dhe mohuan se në Shqipëri kishte një klasë pro perëndimore që e syrgjynosën nëpër burgje, kampe dhe skuadra pushkatimi. Ata harruan shprehjen e tyre mbi faqen e gazetësZëri i Popullit”-Proletarë të të gjitha vendeve , bashkohuni! E ndaj kujt do të bashkoheshin këta proletarë me këtë thirrje revolucionare?!Natyrisht ndaj demokracive shekullore dhe kapitalit të tyre. Prandaj propaganda, teoria dhe praktika e komunizmit nuk duhet harruar kurrë, sidomos nga ata që e kanë pësuar prej tij. Komunistat shqiptar kanë pasur shumë slogane në praktikën e tyre, si , kapitalizmin ta djegim në zjarr, Shqipëria ndërton socializmin me ndihmën e pakursyer dhe pa interes të BRSS dhe të demokracive popullore, Shqipëria e ndërton socializmin me ndihmën internacionalite të Kinës së Madhe, Shqipëria e ndërton socializmin me forcat e vete, komunistët shqiptarë nuk ka kala që nuk e marrin etj. etj. Dhe kur i erdhi fundi shembjes së perandorisë komuniste, morën kalanë e kapitalizmit dhe u bënë më kapitalista nga kapitalistat shekullorë. Këto nuk janë vetëm akrobacitë e aventuarave të tyre politike që kanë ushtruar mbi popullin shqiptar. Por për popullin është më e keqja që si bota perëndimore, për strategjinë e sajë globale, pranon në organizmat e sajë këta kameleonë që ndërrojnë ngjyrat, emrat, ideologjitë, simbas rrethanave që sjellin kohët. Unë kam evokuar gjithmonë të kishim edhe neve një atdhe, ku të punonim dhe jetonim me nder e respekt, të na mbroheshin të drejta dhe detyrat tona me ligje demokratike, prandaj kam sakrifikuar jetën dhe familjen duke u shpërblyer nga komunizmi specifik shqiptar me afro 27 vite burg, në punët më të rënda për të ndërtuar parajsën komuniste. Politika dhe politikanët që kanë drejtuar dhe drejtojnë shtetin shqiptar, në mënyrë paqësore dhe demokratike, nuk ndryshojnë kurrë. Ata i ndryshon dhe i rrëzon revolucioni, ose ngjarjet e mëdha që ndodhin në botë, si psh. Ndodhi lufta që u largua Ahmet Zogu nga skena politike monarkiste, ndodhi Lufta e Dytë Botërore që erdhi në pushtet Enver Hoxha, ndodhi ngjarja e përmbysjes së madhe të perandorisë komuniste që ju bë vetëm një revizonim komunizmit shqiptar( ju hoqën vetëm disa detaje kësajë makine të vjetër që nuk i shkonin më kohës, ndërsa makinat dhe shoferët janë po ata që e kanë ngarë këtë makinë monstruoze për 60 vetë e mbi. Shqipëria nuk ka opozitë reale, në Shqipëri ç’do gjë është krijuar artificialisht, për konjukturë politike, për mbajtjen e pushtetit nga një grup uzurpatorësh. Pa u larguar nga skena politike të 140 deputetët që mbajnë pushtetin peng këto vite dhe e kanë çuar shoqërinë shqiptare në konflikte të mëdha.Pasurinë e trashëguar dhe atë të akumuluar nga puna 50 vjeçare e mori hajduti, horri, vakabondi, qelepirxhiu, ai që nuk i ka dhënë shoqërisë shqiptare në asnjë kohë, gjatë këtyre viteve të demokracisë, mori gjithshka, ndërsa njeriu që punoi me djersë e ndershmëri, u sakrifikua për qëllime politike e s’mori asgjë, vetëm ngeli arkaik dhe i përbuzur. Ata deputetë që fitojnë mandatin nga elektorati që i ka zgjedhur, në fillim premtojnë shumë e në fund nuk realizojnë asgjë, sepse ata shkojnë nga shkojnë interesat e tyre personale. Ata janë njerëz pa ideologji e pa parime. Po të hedhim një vështrim mbrapa, në vitin 1991, mandatin e elektoratit të djathtë e fituan shumë deputetë, po ç’farë ishin këta deputetë? Këta ishin karierista, egoistë, kapriçozë, smirozë, interesaxhinj dhe uzurpatorë të pushtetit. U futën në elektoratin e djathtë si diversionista për ta përçarë atë në kohë të përshtatshme, dhe ashtu u bë; u larguan një e nga një duke krijuar mikropartiçka, se atyre u pëlqentë quhen kryetar, sesa paramet që i vunë vetes para zgjedhjes. Sikur deputetët e 1992-it që u futën në parlamentin shqiptar, po të ishin me të vërtetë demokratë, komunizmi nuk restarohej kurrë më në Shqipëri, por ata, realisht, nuk ishin të djathtë dhe parimor në ideologjinë demokratike. U krijuan terrenin e përshtatshëm forcave komuniste dhe në pushtet erdhi përsëri komunizmi me revolucionin e 1997-ës. Deputetët janë njerzit më gënjeshtarë, mashtrues të mëdhenj, ku besohen ata?!Ata bërtasin, mashtrojnë, premtojnë, lypin se nuk kanë turp për një muaj rresht një herë në katër vjetë, aq sa paisen me komoditetin politikë të deputetit dhe për ti parë përsëri pas katër vitesh. Marrin mandatin dhe fillojnë mallkimet, zëmërimet, allishverishet, ndarjet politike, e këto, vetëm për interesa personale. Një pjesë do të quhen triumfatorë se kanë fituar betejë të madhe; ka fituar shqiptari kundër shqiptarit!!!Por jo e drejta nga e padrejta, nga gënjeshtra dhe mashtrimi. Një elektorat që zgjedh një përfaqësues të djathtë apo të majtë, e zgjedh në bazë të formacionit politikë. Ç’të drejtë ka ky i zgjedhur të shpërdorojë besimin e atyre që e kanë besuar? Asnjë deputet nuk mbajti përgjegjësi penale dhe as morale, por kanë bredhur si u ka dashur megalomania e tyre, hyjnë e dalin nga partitë jashtë vullnetit të atyre që i kanë zgjedhur. Shqipëria është bërë një laborator eksperimental politikë; hynë kur të duash dhe bëj ç’farë të duash, sepse laboratori është privatizuar dhe të drejtën e eksperimenteve e kanë vetëm këta pronarë politikë.
 
Xhemal Bali
Ish i burgosur politikë,…..Sarandë 17 qershor 2005
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s