Vargjet e Nespullës / Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

Vargjet e Nespullës

 

Tregim nga ( Hamdi) Erjon Muça

Ka kohë tashmë që Orestin e mundon “Insomnia”: pagjumësia. Në fakt nuk është pagjumësi. Nuk e di nëse e dini se çdo të thotë të shtrihesh në shtrat dhe ai të të duket sikur të shqyen, e pra Orestit nuk i ngjet kështu. Atë gjumi e merr por se çështë një gjumë i çuditëshëm; është edhe në botën e të zgjuarve edhe në atë të të fjeturve. Italianët këtë gjëndje e quajnë dormivelia; në shqip mund ti themi përgjumje, por nuk është e saktë. Përgjumja është kur s’je as këtej e as andej, ndërsa dormivelia njeriun e mban edhe andej edhe këndej njëkohësisht; njeriu është në gjumë por çdo zhurmë, madje edhe e papërfillshme atij i vjen në vesh si e amplifikuar. Në shqip mund të përkthehet gjumë-përgjim.
E Pra mbrëmjen e shkuar gjendje në këtë lloj gjumë-përgjimi dhe si pa vetëdije hapi sytë. Hija e dollapit të madh ishte përballë tij, vetëm se ajo pak dritë e neonit të rrugës që futet nga e çara e persianes, nuk reflektohej mbi pasyrën e ti; dukej sikur pasqyrohej mbi mjegull. Ktheu vështrimin nga e djathta dhe në fund të dhomës pa dy hije; njëra ishte e drejtë tamam si hije peme, ndërsa tjetra ishte më abstrakte, ngjiste me sikicime në bardhë e zi të pikturave surrlealiste të Salvador Dali.
– Kush është aty?- pyeti Oresti dhe bëri të ngrihej por nuk mundi.
– Oh Na pe! E si është e mundur? Nuk ndodh, gati kurrë, që dikush të na shohë, aq më pak njerëzorët!
– Ju pashë! Por… Po kush jeni?
– Unë jam shpirti i një Nespulle, ndësa mikja ime e heshtur është shpirti i një Shege.
– Pse edhe ju, pemët?
– Jo ne nuk jemi as këndej e as andje.
– Si as këndej e as andej?
– Ah Po ti je heretik. Nejse është paksa e komplikuar për t’u shpjeguar. Nuk është aq e thejshtëzuar, banale siç e shpjegojnë humanët; parajsa, ferri. Ne nuk jemi as këndej e as andej sepse vdekja jonë nuk kishte asnjë sens llogjik, ndaj dhe shpirti ynë nuk gjen paqe dhe derisa të mos e gjej, ne do vijojmë endjen.
– Ka shumë si ju?
– Oh ka plot, pemë, kafshë; njerëz shumë më pak, pasi ju njerëzorët arrini gjithnjë të gjeni një arsye të llogjikëshme edhe nëse nuk egziston.
– çdo të thotë për ju arsye e llogjikëshme?
– Po ja! Nëse e pret një pemë për t’u ngrohur është një arsye e llogjikëshme, nëse me të do ndërtosh diçka, çfarëdo, është e llogjikëshme. Edhe për kafshët po kështu, por…
– Po ju si vdiqët.
– A nuk do ishte më mirë t’a dëgjoje të gjithë historinë time, ndoshta do më ndihmoje të gjeja llogjikën e munguar.- Oresti nuk iu përgjigj me zë, por vetëm me lëvizjen e kokës.
– Mua më mbolli një njeri i mirë, po ashtu edhe miken time, nuk e di arsyen përse e mbolli atë, ajo kurrë nuk ma ka treguar, ndërsa unë kisha arsye të fortë për të ardhur në jetë. E bija e atij njeriu se nga i kishte parë frutat e nespullës, por nuk i kish provuar dhe ai shtyrë nga dashuria për të bijën më mbolli mua. E donte shumë atë vajzë, ndoshta përse ajo i ngjiste më tepër se fëmijët e tjerë, ose kështu më dukej mua, megjithatë, mendoj se prindi i do fëmijët pa masë, në i ngjasin më shumë apo më pak.
E pra ai njeri i mirë ndërroi jetë pa i provuar ende frytet e mia, ndërsa e bija po, e sa herë i shijonte ato, kujtonte të atin, madje historinë time ia tregoi edhe të birit; një çamarrok i vockël që më tepër më shkundte gjethet se sa frytet. Unë ndihesha e lumtur, mezi prisja qërshorin për tu frutëzuar, pasi më dukej sikur shpirti i atij burrit qëndronte përkrah meje ndërsa familjarët tij shijonin frutat dhe kujtonin atë. Nëse do jetoja, ndoshta historia e tij do jetonte po aq gjatë sa unë. Jam e bindur se edhe ai çmarrok i vogël, kur të rritej, historinë e lndjes time do ia tregonte edhe fëmijëve të vet, e kështu me radhë. Kujtumi i atij njeriu të mirë ndoshta o kalonte shekuj, ti e di që ne pemët jetojmë gjatë, tepër gjatë krahasur me ju njerëzit, por nuk qe e thënë. Jo shumë kohë më pas i biri tij do martohej dhe vendosi që ceremoninë ta bënte në kopështin ku jetonim ne; bashkë me kujtimet. Një mbëngjes të bukur, përveshi llërët dhe me sopatë në dorë na preu.
Ja pra kjo ishte historia e jetës dhe e vdekjes time. Unë nuk arrij dot ta gjej sensin llogjik në të gjithë këtë histori. Si mund të prihet një pemë, për vetëm një ditë harbim. Mikes time i Shegës, i dhimbti më tepër; unë kisha pushtuar thuajse qendrën e kopështit ndërsa ajo, jo; qëndronte në ekulibër thuajse mbi një ledh në një cep të tij, por askush nuk denjoi të ndalte sëpatën. Të lutem më ndihmo të gjej një sens llogjik!
Botëkuptimi juaj njerëzor
i habitëshëm, pa kuptim,
i biri shkul për asgjë,
atë që i ati e mbolli me mund,
duke e përkëdhelur fidain,
si të ishte fëmi…

Oresti po dëgjonte, e deri në atë çast i qe dukur sikur as frymë nuk kishte marrë. Hija e shegës, ashtu iu duk atij, seç pati një ngjethje të lehtë; sikur psherëtiu.
– Ti kërkon llogjikë dhe sens por askurrë nuk mund të kuptosh, e unë nuk jam shpjeguesi më mirë për këtë situatë. Ne e shohim jetën nga këndvështrime të ndryshme, diametralisht të kundërta. Ju nga lidhja e fortë që keni me tokën, jetëgjatësia relativisht e gjatë, ndërsa ne nga shkëputia që kemi prej saj dhe nga jeta relativisht e shkurtër. Ne rendim nga një vend tek tjetri, pa zënë kurrë asnjë vend, ndërsa ju nuk lëvizni kurrë. Për ne gjërat, pemët, kafshët, kanë vlerë në bazë të nevojave tona, qoftë edhe fiktive, ndërsa për ju jo. Ju kneni rrënjë, e ato ju bëjnë të ndiheni të fuqishme të qëndrueshme, ne rrënjë nuk kemi…
Oresti donte të vijonte të fliste por kur ktheu kokën nga krahu i hijeve ato nuk ishin më aty dhe ai heshti. I mbylli dhe i hapi sërisht sytë; drita e neonit të jashtëm pasqyrohej sërish mbi pasqyrë, e atë, me imazhin e dritës që thyej mbi qelq, e zuri gjumi.
Në mëngjes u ngrit herët si gjithnjë. Përgatiti kafenë dhe teksa e rufiste kujtonte vargjet e Nespullës.
Me të vërtetë është kështu,
o prindër, mbjellës dashurie
tek fëmijët?!
Atë që prindërit mbjellin me mund,
fëmijët e shkulin pa mëshirë…?!

(Hamdi) Erjon muça
Kushtuar prinderve dhe fëmijëve të mi!
10-06-2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s