Atdhedashuri / Poezi nga Flutura Açka

Poezi nga Flutura Açka

 

Atdhedashuri

Vitesh,
nuk e ndala dot,
blojën e madhe të shpirtit,
që më endet botës,
kahmos, si kaike.

Atdhe, shpesh t’i ndiej poplat,
mbi shpinë, e në kryet,
që i ul durimshëm.

Unë, eshtra jote,
diku në terrina,
më trembin me miopi mizore.

Ej ti, shqiptare e prapë,
që shkon kur mërzitesh
prej nesh,
që vjen kur mërzitesh,
prej tyre.

Pendul rrëqethës:
Prej nesh,
prej tyre,
nesh… atyre…
Zër vend,
në do të jesh një formë,
një përmbajtje,
një kuptim,
një ngjyrë,
a një njollë.

Unë hesht,
por edhe të hesht marr shpagim.

Nga “Ftesë për flirt”, Skanderbeg Books, 2016

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s