Poezi nga Eloi Xhani

Poezi nga Eloi Xhani

 

një mëngjes me atë .!

flladi i mëngjesit
më freskon mendimet
aroma trupit të saj
më turbullon ,shpirtin
ndërsa shikimi saj
ashtu gjysmë lakuriq
në krevat
thyen si qelq të brishtë
shikimin tim
dhe them : rregullisht ti duhet të dashurohesh
me atë
por…
..
..pse gjithnjë ka një ” por ”
në dashuri

..por ti duhet ti ngresh pyetjen
gërryese- shpirtërore
i them
vetes
..
” a do të vdesë apo do të ringjalli kjo dashur?”

..e tund kokën
….
…tund kokën pse ti fort mirë di

dashuria të bën shpirt-mekur
prej saj
shpëton veç i vdekur..
….
….
këto mendoj
këto përshperit
ndëkohë që fladi i mëngjesit
dhe aroma e trupit të saj
bëjnë kërdinë
në trurin
dhe në shpirtin tim…

 

Ajo erdhi në Ferr.!

imagjino
një çast,ti të shkosh në Ferr

..prit ,nuk ështe ajo që mendon ti
..
do bëhet një qetësi
Demonat
kokëulur
do përshpërisin
me zë të fikur

…. kjo është Ajo,që nga Parajsa ka ikur…

..e thënë frikshëm për ty..!

 

Father’s Day..!

..jo jo s’jam i hidhëruar
sonte
dhe përshpëris
– babai im s’ka vdekur akoma

..pse di fort mirë
që ashtu i kërrusur
mbajtur në një shkop
shkon
drejt vdekjes
por akoma ka rrugë
e
qesh..
gjithnjë qesh
kur kujtoj
një shprehje te tij dikur
thenë në lokalin e lagjes
mbushur plot
me baballarë
gjysmë të kërrusur
– dhe fort i pasur
jo nuk jam
….veç tre fëmijë
dhe gruan kam..
….
..qesh
pse sot dhe unë baba
jam
jo fort i kërrusur
gjithësesi
ndjehem i lumtur
thellë thellë
dhe me vjen të ulëras
në mes të rrugës
– : babai im s’ka vdekur akoma
..
..jo jo
sonte s’jam i hidheruar
as i çmendur
pse di që kam miq plot
që do donin të thonin
me zë të mekur
– hej o njerëz
babai im s’ka vdekur…!

 

aspak njerëzore.!

…nga mermeri i shtrenjtë i varreve
që u grabitën
netëve,paqësore
u ngrit një piramidë-kult
për njeriun..
….
…në auschwitz
mbahen
çdo vit
fjalime ,për të drejtat e njeriut
nga një njeri
i cili dikur ,mblidhte kufomat
me fshesen e historisë..

..më falni ku është njerëzorja këtu ?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s