Zëri! / Tregim nga Etien Bekimi

Zëri!

 

Tregim nga Etien Bekimi

Frenat e makinës e nxorrën Anën nga ajo dremitje në orët e drekës,  kohë që përkonte dhe me  pikun e vapës. Zbriti si e trullosur duke marrë çantat nga bagazhi i makinës , ku dhe zhurma që u krijua e krijoi idenë se dhe ai ndihej lodhur..

Filloi të ngjiste shkallët e bezdisur nga pesha me një ankim të brendshëm për indiferencën e banorëve ndaj ashensorit… Por e gjitha kjo u largua si një re e zbarkuar rastësisht , kur u gjend përpara apartamenti të saj… Çelësat trokitën në derë, si kërcitja e gishtave nga padurimi. Dukeshin se dhe ato e prisnin këtë hapje. Vrullshëm lëshoi çantat në pllakat që shkëlqenin , mori dhe njëherë frymë e lehtësuar dhe vështroi për pak çaste ambientin përreth. Ky ambient i falte shumë qetësi, dhe për më tepër i jepte një vetësiguri të tepëruar. I shtyu tej sandalet me një gisht dhe pse i kishte të rehatshme,  veshi pantoflat dhe hyri e lehtësuar në banjë  me një ndjenjë padurimi për të bërë dush… Kur uji filloi t’ i lagte flokët duke krijuar currila që i binin poshtë nga qafa, për të përshkuar gjoksin dhe zbritur së fundmi poshtë këmbëve, kaloi në një  përhumbje të lehtë. Përsëri iu kujtua ai zë ardhur aq beftas nga korda burrërore. E çuditshme dhe gati e pakuptimtë i dukej, se si ishte fiksuar pas këtij zëri. Në aq pak kohë dhe me kaq shumë  impulse…! Mbylli rubinetin dhe me shpejtësi mori peshqirin,  sikur donte t’ i shpëtonte atyre tingujve, që e grishnin dhe i sillnin kaq shumë hutim. Syte i ndeshën vështrimin e saj në pasqyre. Dhe pse në cepat e tyre dalloheshin pak vijëzimet, ato se kishin humbur shkëlqimin e ujërave të lumit rrethuar nga guralecët kafe, që e theksonin më shumë ngjyrën e tyre laramane. Me një buzëqeshje të lehtë përshkoi gjithë trupin e saj të pa veshur dhe falenderoi vitet që i kishin kursyer freskinë e tyre…

Përsëri ju kujtua zëri…

Një alo nga ana tjetër e receptorit e përfshiu më pas të tërën në atë mister që qëndronte si shtjellë në gjithë përqëndrimin dhe mendimet e saj. Prej disa ditësh tundohej nga dëshira për ta dëgjuar dhe ndjerë sa më afër atë zë të ëmbël. Aq afër, sa dhe ai të humbiste në pëshpërimën më drithëruese të tingujve të tij …

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s