Kafja! / Tregim nga Etien Bekimi

Kafja!

 

Tregim nga Etien Bekimi

Kur pa akrepat e orës që shënonin 07e 45, u ngrit vrikthi nga krevati, Kapi flokët e bëra rrëmujë nga nata dhe shpupurisi disi kaçurrelat e pabindura që e mundonin gjithmonë. Duke u shpirë si mace qeshi me këtë krahasim për veten, shkoi të lante sytë nga përgjumja që ende i rëndonin qepallat. Doli në sallon dhe nuk po e kuptonte dot lodhjen që ndiente. Mendimi më i parë i shkoi që të ndryshonte ritual, pra kafen ta pinte në shtëpi, larg gumëzhitjes së hapave të nxituar që përshkonin në këtë orë trotuarin. I pëlqente dhe ajo shije e dalë nga expressi i vogël, por sot do preferonte më mirë qetësinë që afronte shtëpia.
Kuptoi se kjo dëshirë kishte filluar të bëhej dhe më e fortë, teksa hodhi sytë nga dritarja dhe vështroi smogun që varej si perde e errët tymi në gjithë qytetin. Një ndjesi e brendshme i përshkoi trupin, si ngërç. Kapi një shenjë, si ajo që lënë në faqen e një libri, por që kurrë nuk do të përdorej në shpirtin e saj shumëfletësh, ku fshiheshin gjëra të bukura… Kjo ishte mosha!
Vendosi kafen në tavolinën e shenjtë sikurse e quante, pasi aty gjendej thuajse gjithë përditshmëria e saj. I përfshiu me një shikim të shpejtë, vështrim që për të ishte i njohur. Aty qëndronin të gjitha, ndërsa sot i bashkohej dhe avulli i ngrohtë që përhapte dihatjen e kafes së zakonshme.
***
Hodhi vështrimin nga salloni i gjatë në formë L. Librat qëndronin në raft, më të përzgjedhurit e saj ishin brendësia e udhëtimeve që e çonte larg, pastaj pikturat kryesisht me ngjyra të ndezura dhe fotot që ishin dhe dashuria më e madhe e jetës, shpërndaheshin me një rregullsi të plotë nëpër muret anësore. Dhuratat e çmuara kishin vendin e tyre të veçantë …, bizhutë e vendosura në një peshtaf sermi qëndronin në raftin e vogël, pasuar nga gjelbërimi i një gjembaçi të vogël.
U ul përballë tyre duke u ndjerë disi e plotësuar nga pamja që i falnin të gjitha këto gjëra dhe ashtu si në një botë tjetër merrte frymë nga fryma abstrakte e gjithçkaje të përfytyruar. Ndjesia e përjetuar e lehtësoi dhe çliroi shumë ngrohtësi në shpirtin e saj. Duke dëgjuar simfoninë e njohur të Bethoven mendoi:
“Dashuria është e thjeshtë, zë fill dhe në një detaj, mjafton ta prekësh dhe ti përkushtosh vëmendjen e duhur” ;
Lodhja dhe mpirja e trupit u larguan dhe shpërbënë njëlloj si shkuma nga rufitja e kafes….

@etienbekimi

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s