Poezi nga Vasil Çukalla

Poezi nga Vasil Çukalla

 

Im At

Ngrihem me natë
të të uroj ditëfestën!
Ti s’je këtu… Jam i pafat…

Jetim vijë varrit…
Lexoj shënimin:
”Jam për një shëtitje, në qiell të shtatë”!

 

Njerëzohu

Njerëzohu, i miri Njeri!
Mbyte bishën që bart brenda vetes!
Eshtë pjesëz e jotja, e di.
Dhemb shumë…
Por nuk është mizori
kur zhbën pjesë të së keqes…
Atë, që i mbjell Shpirtit, haresë, zbrazëti!

 

Enkas

Enkas nuk të erdha në varrim,
se e di!…
Në varrimin tim, Ti s’ke për të qënë.

Jam i sigurt,
mungesat të ngjallin vetmi.
Si qiejve nxirrë, kur s’kanë yje, as hënë.

Enkas nuk erdha…
Dhe e di, që e di!
Enkas të dënova. Në haresë të kam lënë…

 

Dialektikë

Të mbajta dore, bir,
në të parat hapa!

Mbamë përdore, bir,
tani që u plaka!

 

Ngatërresë

U ngatërrua hëna këtë mbrëmbje,
në flokë të shpleksura resh.
Siç ngatërrohen shpesh gërmat,
majash pene!…
Dritë – hije shpërndan, në mes nesh
tek drithëron dritë e saj në përhumbje,
tek përgjërohet mos ngec, në degëpeme
pa mundur trupin të laj,
në të kristaltin ujë. Në liqene!

 

Buzëqeshja

Se buzëqeshe Ti, ja behu pranvera.
Dimrin, e shikon?!…
E bëri mënjanë.
Shkriu “akujt”… dëgjon?!
Akujt, që mendimin, s’e qasin tek dera
Akujngrrirat, që ndjenjën e thajnë.
Akujt përdëlluar dimrit monoton.

Çelën lulet, mendimfshehtash harlisen,
beh pranvera në sy, në shpirt, tej e ndanë
Si flatëror, haruar horizontesh pa anë…
Vesvesojnë, bula perle, qerpikut gremisen.

Diellit, i fal rreze pranvera,
më fortë të ndritojë.
Si ngaherë… si dje, si tani…
Më fortë të ngrohë, është hera
zemrash të përzej, kohët gri.
Ditëve u fal veç Agime.
Agut i fal, agun e ri.

Mbi sqepzog, shih si var ligjërime
Se zogu, pa këngë, s’është zog, por stuhi.
Zemrës, pranvera, i fal – Zemër,
siç i fal dashurisë – Dashuri…
Edhe kohës – Kohë, të mundim të jetojmë
marrëzisë, së mbarsur marri…
Pranvera përnjimend ka mendje femër!

Se buzëqeshe Ti,
një shpresë mbushi jetë
Të pashpresën,
vrastaren, vetmi.
Mes buzëqeshjes Tënde, Pranvera po flet!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s