Poezi nga Raimonda MOISIU

Poezi nga Raimonda MOISIU   Ëndërroj…dikush…po vjen…….. Një ditë e di, që do marr rrugën, për në brigjet e përjetësisë, në botën e qetë, të heshtur, ku do të më përkundin lehtë, në një krevat të argjendëte…. duke thurrur kujtimet….. … Continue reading

JETA E REFUGJATIT SHQIPTAR, NË PENËN E HOLLË  TË  BASHKIM SALIASIT (Shënime rreth librit  “Ne, ishim pesë shokë…”) / Nga: Viron KONA

  JETA E REFUGJATIT SHQIPTAR, NË PENËN E HOLLË  TË  BASHKIM SALIASIT (Shënime rreth librit  “Ne, ishim pesë shokë…”) Nga: Viron KONA   Në këtë botim të ri, publicisti i njohur Bashkim Meleq Saliasi, paraqitet me një libër – ditar mjaft origjinal, ku trajton me realizëm … Continue reading

Të gjithë i dua! / Poezi nga Kristaq Turtulli

Poezi nga Kristaq Turtulli
 
 
Të gjithë i dua!
 
E dashur….
Dëgjoje simfoninë e lashtë, të ujërave
Nanurisjen e sirenave
Dallgët që lëpijnë bregun si nuselale,
dhe tërhiqen pas gjithë naze.
Cihatjen dhe përplasjen e krahëve të zogjve,
Ndonjë glasë që mbi çadër bie…
Llapashitjen e butë të lopatave.
Frymamarjen e thellë të peshqeve,
Thellësinë e deteve
Si shpirti i grave.
Këngën e zvargur të peshkatarëve…
Për vajzën e panjohur të valëve.
Grindjen e çafkave.
Sheh një ajsberg të bardhë,
lundron ngadalë drejt jugut, është në shkrirje,
Retë enden në qiell si balena.
Shiu i imët pëshpëritën mbi palma,
Fjalë të vjetra.
E ndjen e dashur, në koçka, mjegullën e përhimë.
Është e pabesë reumatizmë.
Dhe përsipër si medaljon një hënë të zbehtë?
Me thuaj pa ndrojtje:
dëgjoj dhe përjetoj më shumë nga ç’ janë….
Por s’di sa larg gjendet bulëza e parë e pavdekësisë…
Hesht, në çdo moment fshihet pavdekësia
Më lër, mbyll sytë,
Të gjitha sa shumë i dua..!