Poezi nga David Boseta

Poezi nga David Boseta

 

Ka netë që shof të njëjtën ëndërr

Një grua me flokët e bardhë
Si shkuma e Jonit përplasur në shkëmbinj
E moçme sa vetë jeta
Balli blana vuajtjesh mbuluar
aq sa sytë, në blunë e Adriatikut
Pasqyrojnë veç trishtim.
Veshur me veladonin e rrudhur të Fishtës
Më afrohet ngadalë
Me këpucët e Lulit të vocërr
Ku tentojnë të fshihen syulur gishtat e zbathur
Të nxirë deri në mjerim
Me një copë lëkurë djalli rreth belit si rrip
Që duket se e shtrëngon aq fort
Sa me zor mbushet me frymë.
Nuk e di ku i gjen forcat sa të më buzëqeshë
E me zërin e ëmbël më thotë:
Nuk më njeh biri im?
Jam unë, nëna Shqipëri

Zgjohem, mbuluar në djersë
Nga kjo ëndërr pa kuptim
E me vete them:
Mos qofsh kurrë mankthi im
E shtrenjta Shqipëri

 

***

Një gjethe e artë,
nga pema e qershisë u shkëput,
e lehtë si një pupul
delikate si vashëz e pa puthur
mbi tavolinë, mysafir i pa ftuar u ul.
Pranë duarve të tua
ku gishtat e pashpresë
në përqafim shtrënguar mbanin,
filxhanin e kafesë
sikur kërkonin sadopak ngrohtësi,
atë ditë vjeshte të ftohtë e bënte
mungesa e atij.

I njëjti lokal,
e njëjta tavolinë poshtë qershisë
e njëjta dhimbje e brishtë.

Të njëjtat kujtime
nga takimi i parë me atë
ku pema e qershisë kish lulëzuar
në atë pranverë cuditërisht të shpejtë.

Pranvera,
që shumë shpejt solli vjeshtën…

 

KAM ME T’ KËRKU

Aty ku dielli lind, ku i përgjakun perëndon,
kam me t’kërku,
netve t’boshatisuna ku hâna ironike më ngacmon,
m’shet mend se s’mund ta kapi, e di,
se s’mundem kurr aq nelt ta arrij.

Kam me t’kerku
me t’vetmen shpresë, zemnen, natë e ditë
n’terrin e vetmisë,
Ylli i Davidit ka me m’shndritë
– – – – – – –
Kam me t’gjetë,
e malli jém ka me t’diftù
sa t’kam pritë
sa t’kam dishrù.

p.s.
(ylli i Davidit njihet si term biblik ylli polar)

 

***

Të jetosh në një vend si ky
do të thotë të vuash
sepse
nuk është i përshtatshëm
as vendi
as koha
as shekulli.
Të vuash
ose,
të përshtatesh
pra
të bëhesh maskara,
hipokrit,
mashtrues,
servil
si disa…
Të cilëve ligësia u stampohet në surrat
pikërisht këta hiqen si të lumtur
sikur lumturia të ishte
nënprodukt i ligësisë,
lumturi false
në surretër falsë
lumturi e vjedhur
këtij populli të shfytëzuar deri në palcë.

Të jetosh në një vend si ky
është kryq i rëndë për të ndershmin
i cili, ka lindur për të vuajtur.
e vazhdon ta mbajë mbi supe, pa u dorëzuar.

Ndërsa maskarenjtë
në ballo gjoja mondane
ngrenë dolli me shampanjë të shtrenjtë
të cilës as emrin nuk ja lexojnë dot
jo nga mungesa e syzeve jo
por nga analfabetizmi akut
që i ka pushtuar kafkën boshe.
Boshe,
si cdo gjë e tyre,
me të cilën mburren.

Maskarenjtë që valëvisin flamuj partishë
me diploma false,
doktoratura e mastera ”profesionalë”
si dikur nënat e tyre
i tregonin fshatit carcafet e virgjërisë,
atje, në zgavrat e injorancës nga kanë dalë

Të jetosh në një vend si ky
mbase duhet të jesh budalla për tu ndier i lumtur
mbase, nuk e di,
uroj ta kem gabim.

Si natyrë nuk jam pesimist
por
nuk qenka e lehtë të jesh as realist

Në një vend si ky…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s