Poezi nga Raimonda MOISIU

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

Ëndërroj…dikush…po vjen……..

Një ditë e di, që do marr rrugën,
për në brigjet e përjetësisë,
në botën e qetë, të heshtur, ku
do të më përkundin lehtë,
në një krevat të argjendëte….
duke thurrur kujtimet…..

Dëshpërimi më ka kapluar sonte,
me dlirësinë e sinqeritetit tim,
është i egër, i lirë dhe…..
vërshon në kapilarët e ishullit të pabanuar,
si një mikrob topolak.

Kërkoj dritë, dritë,
të më ndricojë rrugën,
drejt qiellit të kujtimeve,por …
është….. errët…tmerrësisht i errët.

Unë një grua e vetmuar,
e zbehtë, e me sytë e trishtuar, ec
me lotë të shterruar.
Sytë
më jam bërë njësh me errësirën,
si dridhja para vdekjes,
në strehën e dëshpërimit.

Kështu kapërcej ditët, netët……
Përtej është oqeani që më ndan nga atdheu.

Kërkoj një strehë, të ngopem me
dashuri, ngrohtësi, sinqeritet, brishtësi,
vetmi,
frymë,
por……
ndjehem e braktisur,
si një kufomë e leckosur mbi ujë…

Sinfonia e kukuvajkës,
si joshjet e një epshëlliu plak
strukur thellë,
në molepsjen e intimiteteve të mija….

Ëndërroj…dikush…po vjen….

Drita e hënës që më bie si një fasho,
mbi ballin tim të përvëluar nga temperatura.
Hëna është e dëshpëruar si unë…….
Sonte!

Po largohem..! 

Po largohem,
S’di se ku …
Po largohem
E ndoshta
Me s’do te shoh !
E tani,
Jo prej teje
E urrej kete zheg,
Kete uri,
Kete hipokrizi
Qe ka mbire
E s’shkulet me,
E askush
S’e çan koken
Per kete çudi
E çmenduri …
Po largohem !
Me vete
Marr te tuat,
Te hidhtat kujtime,
Fyerjet e tua …
– Po cilat fyerje ?…
Do pyesesh ti
Une s’te kam fyer
– shfajesohesh.
Kur ti me fyeje
Ne çdo çast
me puthje,
E kur ne gjoks
Lendueshem
Me shtrengoje.
Po largohem !…
Me vete marr
Kaltersine
E syve te tu.
E bashke me ta
Edhe te mive sy.
Po largohem …
Oh, tani jam larg
E veten shoh ne pasqyre !
Shoh fytyren time
Te lodhur
Nga deshperimi,
Nga humbja
E, medet,
Dhe nga malli per ty !…
Shoh lotet
Qe me kane mbire ne sy,
Shoh kaltersine e syve te tu
Ne te kalterit syte e mi.
Po largohem
E te uroj :
Fat, lumturi, mbaresi
E pakez shprese se
Ndofta ne tenden zemer
Ka mbetur pakez
Respekt e mirenjohje,
A ndonje çast lumturi …

 

Shqipe e plagosur

Kam parë një shqipe të plagosur,
Gjakun e saj nëpër gurë të cërkitur.
Mundohej,ashtu e gjakosur,
të mbronte zogjtë,me sqep duke klithur…

Kam parë dhe korba…Dhe shpendë të tjerë,
Që vështronin Shqiponjën me sy të frikur,
Sikur prisnin,të vdiste ajo e mjerë
Zogjtë për t’ia cukitur…

Vdekja e saj
Do të ishte e Shqiponjtë…
Po nuk vdiq,
Për të mbrojtur zogjtë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s