Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
 
***
 
Euridikë,
na gënjeu të dyjave Orfeu,
ty, të pa në sy, që të vdisje,
mua, s’ mi gjeti dot sytë…
Ishte i bukur Orfeu…
më zhyste në nënte detet e tij,
me lumturonte, më shëronte…
nuk përmbahesha dot Euridikë,
egërsirat brenda meje,
oh, si i zbuste, si i qetësonte….
Ishte magjik Orfeu…
Kur ty të helmoi,
nepërka Euridike,
helmin e Orfeut vodhi,
kurse mua,
me helmoi Orfeu, Euridikë,
ndaj nepërka… ngordhi…
 
Sofia Doko Arapaj
Tiliso,Iraklio
29.1.2016
 
 
 
Gjunjëzuar
 
I piku malit për mua,
sa më pa të pikëlluar
U ul e i gjunjëzuar,
aq më tha, bëj durim!
Po, sa larg!
Aq larg mërguar
e rreth zeros rrotulluar,
përmbi gur rri sot menduar,
as e qeshur, as lotuar….
Thjesht. E humbur në mërgim…
 
Sofia Doko Arapaj
Greqi
 
 
 
Copëza shpirti
 
Atëherë thërrita….
Hënë anemike!
ti moj e ftohta si mermeri,
në je e zonja, përqafo edhe ti!
Shih është imja bota,
qielli, lulet e gjithe Vlora,
ndaj Hënë ke zili…
 
Hënë e bukur,
ti e dije se ish nata e fundit,
dhe mbaje zi…
 
Sofia Doko Arapaj
Vlore,1991
 
 
 
K’ ta…, ky…
 
K’ ta shkëmbinj,
s’ bëkan më tutje,
ooh…, ky deti, sa i gjere,
ky mali, të zënka frymën,
dhe rrethon fshatin të tërë,
vetëm ti, më thua ëngjëll,
dritë edhe mbretëreshë,
me gjthë botën të jem zënë,
vet’ me ty, dua të qeshë!
 
Sofia Doko Arapaj
Tiliso, Greqi
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s