Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 

***

Dhe tha…
Ti je e vërtetë në dhembje,
e vërtet në buzëqeshje,
e vërtetë kur botës i fshihesh.

Një këngë dashurie për çdo ëndërr,
melodinë e hidhje brigjeve të urave në Senë
derisa aty hijet tona lageshin.

Ti je e vërtetë si puthja që kërkon thatësira;
e pse te mos ta lindim ne një puthje të re e dashur,
ta lindim ne e të thirret me emrin tonë?!

E panjohur e vërteta jote nga fjalët,
ti je Vajza e Vogël që harron,
e nis nga e para me të njëjtin hap
drej të vërtetës që humb e dhemb.

Po ti më dhemb, më dhemb, moj,
sa shiu i dëbortë më lag deri në kockë,
dhe po pres të të shoh të mos ecësh mbi ëndrra;

jam unë rruga jote shtruar me kalldrëm,
ec mbi mua dhe me mua e dashur;
po të pres poshtë urës,
e pse jo realisht;
në një ditë me shi.

 

***

Pulëbardha të kërkon,
ndjek udhën ku ti shkel,
prek erën që mua më ka prekur,
e ndalet aty,
mbi një vështrim trishtimi.

Pulbardhat,
ato sapo fluturuan
jashtë dritares,
fryma mbështetet në xham,
dhe gishtat vallëzojnë mbi avull.

Të kërkoi pulëbardha,
të kërkoi si ditën kur të njohu,
fluturoi shatrëvaneve
me klithmat e detit në sqep,
dhe priti oshëtimën
të lindte binjakët e shpirtit.

 

***

Ti më rri larg
se ke frikë
se mbaron dashuria;

shumëzon fjalët e mia
me heshtje
dhe më quan
“Natë e bardhë!”.

Lehtësisht e kuptova
sa të bukura janë
sekretet e tua;
përdridhen pranë qafës,
shikimet
mbi supe zbresin,
aty,
ku mbeshtet unë
lakminë.

Ti më zë në befasi,
rreshton hapat
para meje,
dhe pse vjen me fjalën
“Dritë!”,
rri unë larg
se mos mbaron
dashuria.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s