Shah / Tregim nga Sabina Darova

 

Shah
 
 
Tregim nga Sabina Darova
 
 
Dita e parë…
 
– alo,aloo…
– mbërrita mire. Çdo gjë në rregull
– “derrkuci” si ështe? Të bezdisi rrugës?
– jo, jo, u soll shumë mirë. Fjeti gjithë kohës.
– zemër, më mungoni shumë. Si do bëj unë pa ju?
– oh shpirti im, ditët kalojnë shpejt. Ika se po më thërrasin, po shtrohet darka. Puç!
– puç.
 
 
Dita e dytë…
 
– alooo…
– i dashuri im, jemi mire. Ti si je?
– mire, i rraskapitur, në punë.” Derrkuci” si ështe? Ka ngrënë?
– më raftë pika! Po, derrkuci ha si derrkuc, ku ta vendosësh. Ku do e kalosh sot mbrëmjen?
– në shtëpi e ku tjetër. Me këtë lodhje që kam?
– je i sigurt?
– Ciao shpirt, ju mendoj ditë- natë. Puç shumë.
– puç.
 
 
Dita e tretë…
Ora 12,30…
 
– bie zilja …sinjali i lirë…..asnjë përgjigje
Ora 21,00
bie zilja: – personi që ju kërkoni e ka të fikur telefonin. Ju lutemi regjistroni mesazhin tuaj…
Ora 22,30
– alo,alo!
– ku je, të kam thirrur dy herë sot.
– shpirt, në punë e ku tjetër. Ti e di, nuk mundem të përgjigjem.
– jo, nuk e di, edhe ne orën nëntë të darkës je në punë?
– zemër, tani që është verë, punohet deri vonë. Si është derrkuci? Ha, fle?
– po, po, të gjitha i bën. Është mirë. E duan të gjithë.
– shpirt, është vonë, po më mbyllen sytë. Natën.
– ……
 
 
Dita e katërt
 
– aloo, shpirt e sheh që sot të mora herët?
– po zemër, je shumë i mirë. Derrkuci është matanë duke lozur.
– jetë, më mungoni shumë. Nuk rrihet në shtëpi vetëm, po dal pak me shokët.
– ah! Fillove ti ?
– ika shpirt, të dua shumë. Të marr nesër. Ma puth derrkucin
 
Ora 1..00 pas mesnate…
… (Sinjali i lire..askush përgjigjet).
Ora 1.30 pas mesnate…
.. ( sinjali i lirë, askush përgjigjet)
 
 
Dita e pestë
 
Ora 7.00 e mëngjezit…
sms: – e dashur, të kam xhan, vura re thirrjet e tua. Në lokalin ku ndodheshim me shokët, kishte shumë zhurmë, nuk i kam dëgjuar thirrjet e tua. Mos u bëj xheloze kot, ti je ylli im! Nuk të tradhëtoj kurrë!
 
Ora 20.00 e ditës së pestë
( ajo) – alooo, aloooo
– po zemër, jam. E shikon sa shpejt t’u përgjigja sot? Ti je ylli im! Je zemra ime, je jeta!
– po më merr me të mira? Çuditërisht vepron kështu kur ke diçka për të fshehur. Të njoh shumë mirë. Nesër më bëj biletat se kthehem!
– shpirti im, përse duhet të të gënjej? Derrkuci im si është? Po ambjentohet aty?
– derrkuci yt është shumë mirë. Luan gjithë ditën. Me pri biletat!
– shiko këtu! Mos më jep urdhëra mua!
– nuk të jap urdhëra, por më bëj biletat. E di unë kokën tënde. Fillove përsëri me Atë….
– mos më çaj kokën!
 
 
***
 
Dita e gjashtë
 
 
***
.
Dita e shtatë
 
 
Dita e tetë
 
sms nga ajo: – “të lumtë! Këtë doje. Të shtiresh si i ofenduar. Kot shtiresh, të njoh mirë, bredh përsëri me Atë nëpër night-tet. Do t’i djeg të gjitha rumenet!
sms nga ai: – ta thashë, mos më çaj kokën. Nesër do vij vetë të të marr.
– oh shpirt! Me të vërtetë? Ti je i mrekullueshëm! Puç puç.
 
 
Dita e nëntë
 
sms nga ai: – zemër për këto ditë nuk ka bileta. Sapo ti bëj do të njoftoj.
– alo, alo…
– po shpirt
– si nuk ka bileta?
– nuk ka, është stinë vere. Kushtojnë shumë shtrenjtë. Për të gjithë muajin nuk gjendet as edhe një biletë. Duhet të presim të paktën tre javë.
– Çfarëëë?
– Çfarë dreqin ke? Tek të tutë je! Punë nuk ke, derrkuci nuk po të jep as edhe një problem. Çfare m…. do?
– Idiot!. Degjohet një paff mbi dysheme. (Zhurma e celularit që përplaset).
– ti je e çmëndur!
 
 
Dita e dhjetë, dita e pesëmbëdhjetë, dita e 25- të……asnjë thirrje
 
Ai- një fishkëllimë përpara pasqyrës, kolonja e Versaces mbi lëkurë, këmisha ” Armani”. Pantallonat ” Dolce Gabbana”, këpucët ” Geox”, e të gjitha netët me Atë, rumenen e bukur, sy bojëqielli e bel hollë. Ndjehet i lirë dhe i kënaqur. Ajo e kënaq deri në çmënduri në sex. Është e mrekullueshme. Por mbi të gjitha e kenaq sepse nuk i kërkon asgjë. Ajo e di që nuk duhet kërkuar asgjë, ndryshe… Ah ajo ndryshe… ajo ka eksperiencë… Është mallkim ti kërkosh llogari një mashkulli! Është sikur të kryesh autogol në portën tënde e të skualifikohesh nga kampionati i jetës. Më mirë një buzëqeshje, një tundje e lehtë vithesh kur ndjen dorën e tij, që i futet nën fustan dhe i prek kofshët, ndërsa konsumojnë pijet e radhës.
Pija e parë ndjek të dytën, të tretën dhe duart e tij kënaqen nën fustanin e saj.
Por më shumë, kënaqet bishti i syrit të pronarit, i cili ndjek numrin e kartëmonedhave që mbidhen në sirtarin poshtë banakut, e që mbahet i mbyllur me kod.
 
 
* * *
 
Gusht, bën nxehtë.
Ajo:: hedh vështrimin melankonik nga dritarja dhe mbërthen fushat, në të cilat çahen shalqinjtë e pjekur e ju bëjnë rrugë lëngut të kuq…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s