Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare” ripublikon librin “Ikja e Madhe” të autorit Albert Zholi

Nga Shtëpia Botuese Pretigjioze “Bota Shqiptare”, pas kërkesave të shumta doli në qarkullim ribotimi i librit tim të parë “Ikja e Madhe” (pas tij kanë ardhur 20 të tjerë).

 

Letër e shkrimtares Helena Kadare, dërguar autorit nga Parisi, pas leximit të librit “Ikja e madhe”

Paris, 7 shkurt 1998

I nderuari zoti Albert,
Lexova me një frymë librin tuaj dhe dua t’ju uroj nga zemra për këtë punë të mrekullueshme që keni bërë, lidhur me ikjen, jetën dhe peripecitë e panumërta të emigrantëve tanë në Greqi. Bravo, me të vërtetë bravo. Libri është shkruar me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë. Për të gjithë ne shqiptarët, kudo që gjendemi, ai është një tablo tronditëse e dramës së dhimbshme të shkuljes së shqiptarëve nga trojet e tyre, pas rënies së komunizmit.
Për të gjitha këto, libri juaj, të shkon drejt e në zemër. Ju keni ditur ta përshkruani çdo gjë, duke mbledhur një informacion të dendur, realist dhe tejet emocionues. Dhe ajo që është për t’u lavdëruar, është se ju, me këtë libër, keni dhënë një mesazh shprese për të gjithë ata që kanë lënë atdheun në kërkim një jete më të mirë, dhe që mendojnë seriozisht se një ditë do të kthehen atje, e do të punojnë për ta ringritur këtë atdhe të rënë në baltë.
Edhe njëherë urime!

Ju përshëndes,
Helena Kadare

 

Pse po e ribotoj librin “Ikja e madhe”!

-Para disa ditësh, me disa miqtë e mi diskutonim për figurën e patriotit të madh, avokatit, publicistit, shkrimtarit, piktorit të shquar, Aristidh Kolja, pasi ata kishin parë një film dokumentar për këtë figurë të ndritur, në një televizion prestigjioz. Duke marr shkas nga ky diskutim, unë u mundova tu bëjë prezent se si e kam njohur këtë figurë të madhe. Ata nuk e dinin që për 7 vjet unë isha me të vazhdimisht në Athinë dhe dija shumë nga jeta e tij. Në këtë bisedë ra fjala dhe për librin “Ikja e Madhe”. Kur unë sqarova se ky libër është përgatitur dhe botuar në shtëpinë botuese të Aristidh Koljas ata u befasuan. Më kërkuan nga një kopje. I sqarova se kisha vetëm një. Ramë dakord që ky libër të ribotohej edhe me ndihmën e biznesmenit dhe dashamirësit të librit, Robert Maliqi. Ky libër le të jetë një homazh, një rivlerësim për këtë figurë të madhe, por edhe një thirrje për të gjithë institucionet shqiptare, që emri i tij të skalitet me germa të arta në panteonin e figurave të shquara të historisë shqiptare. Në këtë libër do të gjeni një pjesë të mirë të jetës së tij të shkurtër, por me vlera të jashtëzakonshme dhe të pavdekshme.

 

Autori

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s