Në këtë rast zgjedh të flas dhe jo të hesht. Zgjedh ti them vetvetes se një shtet jofunksional, dekurajues, nuk mund të jetë shteti im. / Nga:Entela KASI

 

Në këtë rast zgjedh të flas dhe jo të hesht. Zgjedh ti them vetvetes se një shtet jofunksional, dekurajues, nuk mund të jetë shteti im.
 
 
Nga:Entela KASI
 
Të besosh në ëndrrat e tua, në fuqinë dhe bukurinë e tyre, sigurisht që është rruga më e bukur e njeriut në takimin me sublimen dhe vetveten. Gruaja është burim i dashurisë dhe jetës. Është ajo që i lind edhe burrat. Fakti i të qenit grua të bën të përjetosh dhe përcjellësh energji pozitive dhe shumë fuqi për ruajtjen e balancave dhe ekuilibrave të domosdoshëm në shoqërinë njerëzore, pavarësisht raportit të përkatësisë gjinore, sociale, kulturore, ekonomike dhe politike. Shoqëritë e zhvilluara dhe shtetet demokratike janë forcuar kur kanë ditur të sigurojnë stabilitetin dhe integritetin e tyre.
Të jesh grua është fat, ashtu sikur është fat të jesh burrë. Asgjë nuk do të kishte kuptim pa përsosmërinë e harmonisë . Gruaja është dashuria e madhe, burimi i jetës, pasi ajo lind burrat dhe gratë. Njerëzimi është ushqyer me gjakun e saj dhe ka frymuar me frymën e saj, e është rritur në trupin e saj. Ndjenjat e gruas janë, përmbajtja e formës e lëndës, e dashurisë.
Edhe në tronditjen më të madhe një grua gjen balancat, vetëpërmbajtjen, ajo është paqësore, për një grua lufta është e fundit, është fundi.
Të shkruash do të thotë të jetosh ndryshe, të jesh brenda një bote gati ideale si gjendje dhe të mbërrish në pikëtakim me sublimen duke zbuluar thellësinë e qenies njerëzore. Do të thotë sikur je në një planet ku ti dallon anët më të errëta dhe më të ndritura, dhe në këtë mënyrë arrin të kuptosh botën përmes një qetësie të thellë, të cilën e ke përfituar prej tronditjes më të madhe, sepse je pjesë e planetit, si njeri, si grua, si shkrimtare.
Penelopa e Homerit në antikitet është modeli letrar i përsosmërisë femërore, Margaret Theçer në kohët moderne është modeli femëror në arenën e politikës, e Nëna Terezë mbetet modeli i dashurisë sublime. Gjithmonë do të ketë gra të cilat do të mbeten model për shoqërinë njerëzore, pavarësisht hapësirave gjeografike, kufizimeve politike dhe kohës.
Nëse i kthehemi grave të rëndësishme të letërsisë botërore në kohën tonë, Svetlana Alexievich, Herta Muller, Maya Angleou, Doris Lessing, edhe shumë të tjerave, kur lexojmë veprat e tyre por kur shohim edhe jetën e tyre kuptojmë se me çfarë fuqie ato kanë ditur të ndryshojnë jetën e shumë njerëzve. “Zëra nga Çernobili’, një prej veprave të Svetlana Alekseivich , na vendos përballë dehumanizimit të shoqërisë njerëzore në aktualitetin botëror. Aleksevich është një prej shkrimtareve e cila me kurajën intelektuale ka rri-sjellë në kujtesën e botës së shekullit të XXI, ngjarjet më të rënda të kohës.
Të artikulosh me kurajë idetë dhe mendimin tënd, nuk është aspak e lehtë në shoqëritë lindore, sidomos në ato post diktatoriale, por nëse ne do të dorë-hiqeshim nga liria, kjo do të ishte drama që do i shkaktonim shoqërisë të së ardhmes, pasi për traumat dhe të vërtetat duhet folur sot, që ato mos përsëriten nesër, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund ti bëjmë fëmijët tanë të besojnë jo vetëm në vlerën e jetës, por në vlerat e një shoqërie me integritet, e cila mundet të ndërtojë një shtet të së drejtës dhe demokratik për të gjithë qytetarët e saj.
Në këtë mënyrë, ne do të mundemi të ndërtojmë këtu në këtë vend të ardhmen e fëmijëve tanë, dhe Shqipëria mund të bëhet vendi i cili ka fuqinë ti mbajë dhe integrojë qytetarët e saj, duke i garantuar jo vetëm stabilitetin social dhe politik por atë ekonomik , gjë që në katër vitet e fundit, ka shënjuar rënie dhe kjo e gjitha ka bërë që shumë shqiptarë ti largohen vendit të tyre.
Për këtë çështje disa intelektualë heshtin, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare, të cilit shumë shqiptarë i besuan drejtimin e vendit, kurrë nuk u shqetësua seriozisht për këtë problem, edhe për më tepër vazhdon ti duket si një normaliet. Tashmë ne i dimë këto të vërteta, të cilat është e pamundur ti mbulosh apo deformosh. Në këtë rast zgjedh të flas dhe jo të hesht. Zgjedh ti them vetvetes se një shtet jofunksional, dekurajues, nuk mund të jetë shteti im. Shteti jonë duhet të jetë shteti i së drejtës për të gjithë qytetarët e vet. Këtë nuk mund të ma tregojë asnjë kryetar qeverie i cili do të mbahet mend përveç të tjerave për deformimin e rolit të një kryeministri .
Nëse ambienti politik është agresiv dhe mbisundues, kjo ndodh pasi ne nuk kemi ditur të edukojmë meshkujt. Kjo është edhe më e theksuar në mjedisin shqiptar dhe sidomos në shoqëritë post-diktatoriale. Gruas në këtë mjedis i duhet të përballet me agresivitetin, konfliktin, moskuptimin dhe mbisundimin mashkullor. Ky mjedis është i tronditur.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s