Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima
 
 
Zhari
 
A digjesh për mue?
Më thuej, a të kërcasin thëngjijt e gulçeve?
Po kur më imagjinon të zdeshun,
të shkopsitun ,
a të dhemb kupola e mendimeve?
 
Duhesh me vuejt çdo natë,
tue mendue për mue si unë mendoj për dekën.
 
Ekzistoj pra,
dridhem, të urrej e të due,
e të la me m’vra.
Se njikshtu me pak imagjinatë,
me nji mendim pervers,
veç me të ndie tue dihatë
fillon dashnia.
Zhari u bafsh!
 
 
 
***
 
Dashnija jeme ka përmasa tjera,
asht qetësia e kësaj shtëpie,
sytë e lumtun të fmive,
andrrat e mureve të lashta,
heshtja e qelibarte që rreshqet prej oxhakut…
Ka do kohë që asht magjepsje,
mali i thepisun ku ngjitem me nji frymë,
ulërima e lirisë teme ku.më kthehet si jehonë,
trau ku mbërthehem,
skuta e barit,
drita,
perëndimi i kuqërremtë,
gazi i djalit,
ato duert tona të shtrëngueme fort,
s’ më kujtohet të kem dashtë një burrë kështu…
 
 
 
Perlat
( A ban me m’ lshue pak rrug’ )
 
A e mban mend kur me frymë t’marrun
pushtueshëm m’ veshe gjijtë,
e ndër flokë t’ artë
i gjarpnove gishtat,
mbi buzë t’ lagshta
zgjove meloditë,
tue rrokullisë çastet
që flejshin ndër andrra?!
 
Janë perlat që nuk i thamë!
 
 
 
***
 
Këpucë përherë e ma pluhnosuna,
të pista,
të shkyme,
krejt guralecat e tokës
n’plasat e tyne.
 
Rrugë përherë ma malore,
tanë baltë,
me gropa,
thepisje të thikta ku bjen
e ma s’ je…
 
O shenjta vetmi,
zbrite parajsën sa me i kalu përbri
derës së Zotit
vazhdoj me ecë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s