Poezi nga Etien Bekimi

Poezi nga Etien Bekimi
 
 
***
 
Mos u largo në
harresë shpirti
Marre qiellin e tij me vete
ndriçuar galaktikave,
ku yjet prekin me frymë
e zgjohen udhëtimit polar
Në shtretër akuj
ftohtësië deje
ngujuar…
 
 
 
***
 
Do vij si valë
pa fjalë
më prit në bregun e dashurisë
guralecëve ngjyrë,
ku fustanin do ta le peng aty
ujërave, si sinjal për ty
në shkumën e bardhë
shkrirë të dy
tingujve të masivit blu
nga humbja dhe gjetja
në një simfoni
luajtur
e dirigjuar pentagramit shpirt.
Trupi…
në bregun, ku vala derdh mallin
dhe dhimbjen aty
Humbet, si e fundit velë e bardhë…
Diku, tek ty!
 
 
 
***
 
Bluja e thellë pak nga pak
u kthye në të kaltër
dhe mbrëmja e ardhur më herët
u shndërrua në të kuqen perëndim
Shpërthyer në tjetër shi yjesh
përcjellur natës së huazuar
në prehje ,
ku shpirtrat dergjen
paqes në qiell.
 
Kthyer jam dhe unë
nga hija e patrajtë
Marr formë në impulse,
derisa zgjimi kërkon
gjakun tim…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s