Poezi nga Rita Oxha (Hoxha)

Poezi nga Rita Oxha (Hoxha)
 
 
Shpesh…
 
Shpesh më ndodh të ëndërroj
të humbas mendjen përtej horizonteve
përtej kufijve të ëndrrës
prekjes së fundit
kryqëzimit me përjetësinë.
Ty të kam me vete
hapave të përditësisë jetë
mbrëmjeve, ku muzgjet rrëzohen
ndjenjave thurur me copëza shpirti.
Të ndiej përherë e më pranë
të ndjej në çdo qelizë
gjakut, që rrjedh furishëm ndër deje
e më prek me frymë gjer në të fundit ind
përzier mallit që nuk shuhet kurrë.
Merre dashurinë time sot
magjinë që për ty nuk shteron asnjëherë
dhe jepi krahët e yjeve nëpër qiell
që digjen e përndritin zjarret e shpirtit.
Merre ti me vete drithmën e zemrës,
që si zog i plagosur rreh në regëtimë
pritjes së re, që qiellin të përpijë .
 
 
 
 
Ëndrra ime …
 
Kur të shoh…
dhe më vjen në ëndrrën time
ndonjëherë kam frikë të flas
të puth sytë me ledhatime.
Fli dhe pak, mos u zgjo
Fli, si zogu në fole
Atë qerpik më lër ta puth
ashtu lehtë, si puhiza në pranverë.
Fli ti, o shpirt i bukur
përhumbur ashtu, në të kthjelltat mendime
Të kuptosh, se jam e lumtur
ngazëllyer në gjithë këto vegime.
Dhe rrezja diellit kur të prekë
me ato ngjyra në tëndin qerpik
mos u zgjo, se jam aty
tok me ty në shtratin e qiellit
Kur të ndiesh një fllad të lehtë,
që në shpirt të prek ngadalë
ta kuptosh, se jam pranë teje
dhe në ëndërr më ke pranë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s