Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Atje posht në fshatin tim!

Atje posht në fshatin tim është një rudinë e blertë
Mbushur lule e tërfilë.qingja keca edhe fletë!
Një përrua nazeqar aty rrjedh ledhar,gëzuar
Bregut t’tija vash’ e djalë nuk ngopen në të kënduar!

Dhe të zënë dor’ më dorë, sy me sy duke u parë
Duke ledhur njeri tjetrin provuan puthjen e parë!
Gurgullon përroi shtruar,nën shelgjisht’ ç’e ëmbël hije!
Ay vend me ta qafuar,
Zot o Zot sa bukur duket, një stoli prej Perëndie!

S N Risto.

 

Poetucet tanë kodoshë!…

Poetucët tanë “modern”, shkruajnë për puthjen majoshe
Kur lypsarja e vogël flokçthurur e palarë dhe e pangrënë
Mbi dhe,
Mbi karton fle
Në një të ndyrë qoshe!

Poetucët estravagandtë,që qelben era kolonjë e vaj brilantë
Shkruajnë vargje për hënën nën qiell
Dhe dashurinë e shfrenuar të një çifti të rrëmbyer
Dhe këndojnë “për një vrimë”
Teksa vogëlushi i xhveshur,jetim
Mbi rrogozin e kalbur e të lagur,
Me sytë e plakur
Nga der’e kasolles ,zvarritet
Gjer prindërit e ngratë
Me ndonjë kothere buke të duken e të vijnë!

Ah këta poetucët tanë servilë e kurrizpërkulur
Që mbetën dyerve, zyrave e këpucëve të pushtetit!,
Shkruajnë poezi të tmerrshme suksesesh e dashurish zagarët!
Himne hajdutëve e pashallarëve ata u tjerrin
Kur nëna e baballarë,
Qajnë e rrënkojnë për fëmijët që u cfiliten e torturohen e vdesin
Humburshpresë kurbetit
E ndër punëra që nuk i kalojnë kurrë për një ditë pes dollarët
Krahun dhe shpirtin e tyre,edhe në vendlindje e shesin!

Këta poetucët shpirtboshë pin e denden me raki e verë
Në promovime të pafund librash që nuk kanë asnjë vlerë,
E dekorojnë njeritjetrin me grada e tituj që qelben prej fëlliqësirës erë
Teksa malsori e fusharaku i ngratë
Nga ajo që mbjell e korr,
Nuk fiton as për të ngrënë familja bukën thatë!

Eh,poetucët tanë kopukë e kodoshë!,
Arrijnë të pretendojnë të marrin edhe tituj e grada nëpër botë
Për poezinë e tyre të “hollë”
Kur Atdheu nëpër tryezat botërore,sillet nga dora në dorë.
Si foshnje jetime e braktisur e duarboshë!…

S N Risto

 

KËNGA E BUJKUT !

Më pëlqen të jetoj kështu.duke mbjellur farën në arë
Në agimin e freskët kur petalet janë me vesë,
E me buajt të këndoj këngë për luftëtarët
Që Shqipërisë i dhanë gjakun si nektarë
Për të patur ne më shumë gëzim në jetë,e shpresë!

Më pëlqen të jetoj kështu duke thithur aromën e fushës
Qilizmës duke i u gëzuar tek hapet si shpirt i vluar,
Tek dielli më qëndron i urtë,plot dritë përballë
E djersa më derdhet e ndershme gushës
Gjoksin leshtor e të nxehtë nga puna,duke ma freskuar
Gëzimin hyjnor të punës,duke marrë çdo dit’ dhuratë!

Më pëlqen të jetoj kështu si bujk me duart plot kallo,
Sepse jam i lirë dhe mbret i botës sime kaq të mirë!
E gruas t’ja ledh me sy gjinjtë trupin e bukur dhe synë
Tek para më shkon e me hosten buajve u tregon udhë
Se nuk ka e nuk ka për të patur në këtë botë kurrë,
Më fisnike e më të embël,se kjo e bujkut dhe e bujkeshës ballo!…

Më pëlqen të jetoj kështu thjesht si bujk mes pranverës dhe dimirit
Mes shiut erës dhe diellit!
Të kënaqem me fëmijët tek lodrojnë në fushë me njëritjetrin
Që cicërojnë më ëmbël se gjithë zogjtë e kënga e byrbylit,
E të çlodhemi pastaj nën’ rrap nën’ magjinë hyjnore të qiellit
E të hamë së bashku,
Nga ajo,më e ëmbla bukë,bërë nga gruri që ne vet’ e mbjellim!

S.N.Risto.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s