Kur dhimbja flet përmes dashurisë / Nga : Kaltrina VB Hoti

Kur dhimbja flet përmes dashurisë
 
 
Nga : Kaltrina VB Hoti
 
Historia gjithmonë është e gjallë, pa marr parasysh kush çka thotë e kush çka merr nga njëri tjetri. Poeti Safet Hyseni tek poezia “Jam çame më tha!” na fyt në thellësi të fuqisë të dhimbjes të shpirtit kombëtar. Në strofën e parë jemi duke parë Çamërinë, i lexon plagët nga deti por jo duke lotuar me çdo kujtim që e merr nga thellësia e ujit e shndërron në lutje pranë Dodonës dhe nëse dëshirojmë ne mundemi prapë të shndërrohemi në nuse siç thotë autori; “ajo erdhi pa pritur e bukur si Zanë/ buzëshpërthyer e etur me shenjë në ballë”. Për të krijuar një panoramë të fuqishme atdhetare lexuesi duhet të jetë në gjendje ta ketë përjetuar dhimbjen dhe dashurinë bashkë me shpresën atdhetare. Kjo poezi është sikur dhimbja, dashuria dhe mall i autorit për tokat e ndara, për Çamërinë dhe Iliridën. Kjo vepër arti është krijuar nga gjaku i pikuar i shpirtit, ka shumë shpresë… ai, me të kaluarën e stolisi dhimbjen e tashme dhe me një buzëqeshje të fort na jep porosinë se tokat kurë s’kanë qenë të ndara, ndoshta ne na kanë ndarë si popull por tokat çdo herë kanë qenë të bashkuara dhe këtë e vërteton lumi që rrjedh ndër tokë, ky lum nuk është thjesht lum uji por është lum gjaku i derdhur i heronjve.
 
 
Safet Hyseni
 
Me këtë poezi autori merr guximin që përmes çames së bukur e cila i përulet vetëm “Orakullit të Dodonës” duke sogjetar tokat e ndara ajo mban në pëllëmbë të dorës hartën e “Shqipërisë së vjetër” e numëron gishtat e tjetrës që janë po aq copë toke jashtë trungut të Shqipërisë. I përulem autorit për guximin e tij të krijuar në vargje që e shpreh çdo humbje si simbol të fuqisë ndaj sfidës kombëtare. Poetët janë paraprijës të ndodhive dhe ngjarjeve, andaj komentin do ta përfundoj me një varg “me njërën dorë numëronte gishtat e tjetrës/ dukej si nuse në oborr të Teutës”. Shqiptarja e kohës së Teutës edhe nën vello të nusëeisë mbante armët për mbrojtje të atdheu dhe lirisë. Në këto vargje të bukura dhe pëplot artë simbolika është se në një dorë është Shqipëria e vjetër një dorë është “Bashkimi kombëtar”.
 
 
Jam çame më tha!
 
ajo erdhi pa pritur e bukur si Zanë
me buzëqeshje të ngrirë shikimin kah deti
flokët lëshuar e krehur nga era
buzëshpërthyer me etjen shtrënguar
shqetësohej nga tërbimi i dallgës
nga rëra që kthehej diku në thellësi
frymëmarrja i brofte në të bukurin gji
ajo erdhi,
erdhi me erën dhe valën
mbi shkëmb hapte krahët me shikim kah qielli
shtatin përkulte tej Orakullit të Dodonës
më bëhej shqiponjë që sogjeton nga lartësi
i bukuri pejsazh shkrihej në timin sy
nuk folëm
por s’isha vetëm
nuk e lash të ikte
gjuha e syve vinte nga lashtësia
malli shtrihej si era mbi Jon
që është shpirt i valës
me njërën dorë numëronte gishtat e tjetrës
dukej si nuse në oborr të Teutës
ajo erdhi pa pritur e bukur si Zanë
buzëshpërthyer e etur me shenjë në ballë
më mori në sy dhe një fjalë me erën ma la
s’je vetëm i veshur me mall
jam çame më tha…
 
@s.hyseni
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s