Poezi nga Teuta Osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

Diell!

Si, e sa herë ndërron koha
Sado erë e turnado të fryj
Sa dallgë e furtunë të vijnë
Tek mua, veç një Diell ndrin!

Sepse, unë Diellin dashuroj
Që foshnjë e kur kam lind
Më dha jetën, dritën e syve
Më dha të vetmin shkëlqim !

Ndaj nuk I trembem moshës
Kohërave që rendin çdo stinë
Nuk I trembem edhe zemrës
Që ajo merr zjarr, forcë e dritë!

Diellin kërkova e diell lumturoj
Sa herë në mëngjese lind e agon
Sa herë netëve unë e ëndërroj
Ndër syve të mija qartë e tregoj!

Teuta Osmani
Amerikë, 22.6.2017

 

Bëj, bëj dhe ribëj…!

Bej,e ribëj te shkruaj në mes nates tani
si nje poete a piktore ne leter me drite,
perballe henes se plote me riperterine
endrrat e dikurshme dhe mua gjithsesi!

Bej te uleras ,te qaj, të qesh a te kendoj
gjithkush, mua me duket se më shikojne
behem nje ere, nje tingull, rrahje a muzikë
me fjale te gdhendura nen ze nis, e rinis!

Bej te fluturoj me krahe dhe te qendis
shpirtin e lene e ne skaj te gjithesise,
behem aktore, piktore, poete perdite
nen re, nen rreze, nen yje, mes nate-ditë!

Bej , bej dhe ribej, prapë e riserish
nje leter te bardhe shkruaj gramatike,
ne zemer, ne dore m, ne shpirt në trup
ja kjo jam une, e nese s’dini, mesojeni tani!

Teuta Osmani
11/4/2016 Usa.

 

Syri magjik!

U bëmë si në album fotografish
të shihemi sa herë kujtohemi,
në hijen e lënë në kohë e vakte
poshtë një shkrepjeje butoni…!

Dhe herë – herë duket sikur flasim
me ndjenjën e dëshirës e të mallit,
flasim qartë nga sytë e me bindje
sikur të ishe përballë syve, gjithësia!

Dhe kështu na erdhi kjo modë
e fiksuar në ekrane enigmatike,
të themi sa herë që shikojmë
tërë botën me një sy magji(k)e…!

Teuta Osmani
20/6/2015, Usa.

 

Unë e di…!

Unë e di,
E di fare mirë
Se në një ditë të bukur
U njohëm ne të dy!

Në një stinë të nxehtë
Ku, rrezet shtriheshin
Mbi barin e njomë
Dhe unë drejt tyre rendesha!

Dhe , atëherë
Ndonëse e s’të njihja
Ndoshta ish shpejt
Motin për të cilën doja!

Dhe përsëri
Nga një udhë e gjatë
Ndjehesha fluturuar
Si fluturat që marrin krahë
Në këtë lëndinë që më sheh zbukuruar!

Ti e di
sa mall kam për ty
Sa dhe lulet që më kanë zili
Unë ,prapë nga ty e dua kurorën!

Sepse,
Je I gjithë ëndrra që pash
Në një moshë të rritur
Duke shfletuar ditë-netët me radhë
Në zemër më kanë mbetur!

Ndaj, për ty jam e gjitha
Një ëndërr e nisur
Që fund s’ka mbi sy
Sa të jesh për hënën
Një diell i ndritur!

Teuta Osmani
Amerikë, 20.6.2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s