KUR DEKOROHEJ MIKU YNË, DR. FATMIR TERZIU… ( Me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh” ) / Nga: Prof. Murat Gecaj; publicist e studiues

KUR DEKOROHEJ MIKU YNË, DR. FATMIR TERZIU…

(Me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”)

Nga: Prof. Murat Gecaj

         publicist e studiues

 

Nga e djathta:Fatmir e Luçi Terziu dhe M.Gecaj (Tiranë, 22 qershor 2017)

1.

Kishte disa ditë,  qëkur kolegu e miky ynë i përbashkët, Dr.Fatmir Terziu, na kishte njoftuar të ishim të pranishëm në një gëzim të veçantë për të: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do t’i jepte atij titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.

Tashmë, emri i këtij personaliteti dalluar të letrave shqipe është bërë i njohur, jo vetëm në vendlindjen e tij Elbasan e në kryeqytetin Tiranë, por dhe në bashkësinë shqiptare të Londrës, në Britaninë e Madhe, si dhe më gjerë, në shtete tjerë të Europës, në Amerikë e Kanada. Përveç studimeve e botimeve të shumta të tij, ai drejton tash sa vjet faqen e Internetit, “Fjala e Lirë”. Aty kanë gjetur “strehë të ngrohtë”, me shkrimet dhe mendimet e tyre të lira, qindra krijues të fushave të ndryshme, poetë e shkrimtarë, publicistë e artistë shqiptarë etj. Por edhe vetë Fatmiri shfaqet përherë me shkrimet e tij të thelluara, për çështje të krijimtarisë letrare, por dhe boton skica, poezi e reportazhe, kushtuar miqëve e dashamirëve të shumtë, që ai ka. Fjala e tij është e thelluar, e ngrohtë dhe nxitëse, për të ecur sa më me siguri në udhët e krijimtarisë, por dhe të jetës, në përgjithësi.

2.

Ishin këto arsyet dhe të tjera si këto, se përse u propzuua ai, që të vlerësohej dhe t’i jepej një dekoratë e lartë. Paraditën e së enjtes, në mjediset e Presdiencës, në kryeqytetin tonë, kishin ardhur familjarë të tij: babai, bashkëshortja Luçi  e  djali i Fatmirit, por dhe mjaft miq të tij, krijues në fushat e letërsisë, publicistikës, artit etj. Ja, bashkë me mua, aty ishin edhe krijuesit e njohur: Përparim Hysi, Viron Kona me bashkëshorte Liljanën, prof.Zyhdi Dervshi,Pandeli Koçi dhe të tjerë.

Pasi u ekzekutua Himni Kombëtar, Presidenti B.Nishani njoftoi se do të dekoroheshin me titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”, veprimtarët e shquar të kulturës e artit: Fatmir Terziu, Valbona Mema, Besnik Çinari, Feninand Samarxhi dhe Eduart Koromani. Ai përmendi, për secilin, ndihmesën e dhënë në fushat e tyre, në shërbim të Atdheut e popullit. Kur foli për Dr.Fatmir Terziun, ai tha se  është një shembull i shkëlqyer i verimtarit të palodhur në Diasporën Shqiptare, për çështjen tonë mbarëkombëtare. Ndërsa, kur e mori fjalën vetë Fatmiri, shprehu falënderimin e mirënjohjen për vlerësimin e lartë, që I bëhet. POr dhe kujtoi ndikimin e fortë të fjalëve të Presidentit B.Nishani, gjatë vizitave të tij në Britaninë  e Madhe.

Një kujtim i përbashkët, pas dekorimit të Dr.Fatmir Terziut…

Duke e marrë në duar dekoratën e lartë, F.Terziu premtoi se, me përkushtim edhe më të lartë, do të punojë për Shqipërinë tonë të dashur, kudo që ai të ndodhet e me të gjitha aftësitë e tij, mendore e fizike.

Në motivaconin e dekorimit të Dr.Fatmir Terziut, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, thuhet: “Në vlerësim të lartë shtetëror dhe në shenjë mirënjohjeje, për kontributin shumëvjeçar dhe të suksesshëm, si intelektual, në fushën e letrave shqipe, si shkrimtar, studiues e kritik i artit e letërsisë, si dhe për rezultatert e shquara, të arritura si regjisor, në media e kinematografi”(Nr.Dekretit: 10507, Tiranë, 20.06.2017).

Emocionuese ishin edhe çastet, kur Dr.Fatmir Terziu e familjarët e tij, por dhe kolegë e miq të shumtë, bënë fotografi për kujtim të paharruar, me Presidentin  e Republikës, Bujar Nishani. Foto të tilla, bashkë me Fatmrin, ne bëmë dhe në mjediset e jashtme të Presidencës.

Këtë lajm të gëzueshëm, i pari e publikoi në Internet, krijuesi  i mirënjohur, Përparim Hysi. Ai ia kushtoi një poezi të posaçme, kësaj ngjarjeje të merituar e të paharruar. Këtu po përmendi vetëm një strofë të saj:

Ky Njeri, sikur s’fle gjumë

(zë  e shfaqet orë e çast);

si makinë, lindur për punë,

sot u dekorua “Mjeshtër iMadh”…

…Pa u zgjatur në këto pak radhë, e përshëndesim përzemërsisht dhe e urojmë, kolegun e mikun tonë të përbashkët, Dr.Fatmir Terziun, për titullin e lartë, që iu dha! Po kështu, i urojmë atij: Shëndet të plotë e mbarësi, krijimtari të frytshme, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Tiranë, 22 qershor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s