POETIKA DIJANA / Nga: Rami KAMBERI

POETIKA DIJANA

 

Nga:  Rami KAMBERI

“…
Unë jam ajo që era e përplas
shtigjeve të tradhtisë
nëpër damarët e së keqes…

Fati e deshi që të më dhurohej libri me poezi “Gërsheta Malli”, i poeteshës Dijana Toska, dhe të njihesha me poezinë, që gjithmonë e kam ëndërruar të jetë brenda poezisë së sotme shqipe, mu si poezitë e penave botërore të kohës që e jetojmë.
Kështu që, pas një leximi të zakonshëm të poezive, sikur më ngacmonte kureshtja që t’u rikthehem disa herë, poezive, që qëndisnin një tërësi, sikur hëna e yjet që e qëndisin terrin e qiellit dhe, të detyrojnë të mendosh se ku e ka fillimin e ku e ka fundin kjo hapësirë poetike, e cila të ndjellë andej, ku mendon se këtu është fillimi e këtu fundi i poezisë.
Dhe, sikur pa dashje, kuptohet, pasi brenda meje pushoi kureshtja, e fjalën e morri ndjenja për poezinë në fjalë, ashtu si në ëndrrën e botës së magjisë së fjalës, fillova të shkrij mendimin tim me atë të Harold Bloom: “Ndër librat që të interesojnë, qëmto ato syresh që ia vlejnë të shqyrtohen e të konsiderohen dhe që ju rrëmbejnë në botën e tyre, në të vetmen botë të pacenueshme nga tirania e kohës”. Me këtë mëndim fillova më tej të mbetem mes poezive të librit “Gërsheta Malli”, duke dashur që t’i profilizoj veç e veç poezitë, që ta kuptoja POETIKËN DIJANA.
Kështu që, brenda këtij qëllimi, i gjeta motivet, që i bashkon një temë, me gjuhën e dashurisë-POEZIA, të gjendur përballë jetës, të cilën temë poetesha na e shfaq në pesë mënyra:
• Si poezi në vetvete,
• Si poezi përtej kufijve të vetvetes,
• Si poezi në raport me jetën,
• Si poezi brenda ndjenjës njerëzore dhe,
• Si poezi në raport me imagjinatën.

Për t’u thelluar më shumë, në brendinë e POEZISË DIJANA, si thashë edhe më lart, duhet të qëndrojmë në pesë pikat në fjalë, të librit “Gërsheta Malli”, të poetes Dijana Toska, ku duket se ky libër është jetë për poeten, e cila ndjenjat e veta shpirtërore i ka sublimuar në art të madh poetik, duke u vendosur në hapësirë si një monument, që kohës do t’i flet për kohën, që poetesha e jeton.

Dijana Toska

Më tej duke i lexuar poezitë, sikur pa dashje shfaqen edhe pesë nivele leximi të këtij libri, që mëton të mbetet universale, që i ka të gjitha ngjyrat e botës jo vetëm në poezinë tonë, duke u vënë përkrah me poetët më të zëshëm të kohërave, por edhe në poezinë botërore, që t’i rikujton poetët botërorë që donin më shumë se ajo që ofronte realitetit jetik, në kuptim të ndjenjës për dashuri.
Kështu që:
• në nivelin e parë, duket bukuria
• në nivelin e dytë, duket lumturia
• në nivelin e tretë, duket dashuria
• në nivelin e katër, duket jeta dhe,
• në nivelin e pestë, duket njeriu.
Pra, te libri “Gërsheta Malli”, i poetes Dijana Toska, ndjenja dhe dashuria udhëtojnë nëpër të sotmen me madhështi dashurie, që jetën ta shpëtojnë nga gjuha e vdekjes, duke e gjetur shtegun kah të ecë njeriu i sotëm, që e ardhmja e tij të jetë pavdekësia.
Jo më kotë, i qëndrojmë besnik këtij mendimi, për POEZINË DIANA, ngase poqë se poezia në fjalë lexohet me syrin e tretë, përtej mendimit kritik, e tërë kjo që e thamë lidhet me ndjenjën njerëzore, duke vështruar pafuqinë njerëzore ndaj tragjedive, që na bëjnë të mbetemi të sfiduar si kalimtar nëpër zjarret e së keqes, që na mbeten si shikime mes syve, duke i ndrydhur:
• dashuri e,
• ndjenjë njerëzore.

 

Gërsheta malli

Shikuar nga ky këndvështrim, mes poezive “Gërsheta Malli”, e dallojmë qartësinë se poetesha e sheh botën, njerëzimin, që ec drejtë sfidave njerëzore në prerjen e së sotme dhe, të së djeshmes, që nesër të lindet një njerëzim, që me dashuri do ta përtyp edhe të keqen ose më mirë thënë një njerëzim që me dhimbje, do të pikturoj të bukurën, që do ta pasuroj shpirtin për botën, ku jeton.
Besoj se nuk do të gabohem nëse them, se: POEZIA DIJANA, është një thesar i mjeshtërisë poetike, që bën të mendosh se me ç’ forcë shpirtërore poetesha Dijana Toska ia ka dalë t’i thotë njerëzimit se edhe nga dhimbja tragjike te e madhërishmja arrihet me gjuhë dashurie, siç na dëshmojnë poezitë e POETIKËS DIANA.
Së fundmi, një poete që ka arritur lartësi të tilla brenda artit poezi, lirshëm mund të themi se poetesha Dijana Toska me librin e saj “Gërsheta Malli”, dëshmon se kur fjalën e ka ndjenja dhe dashuria, sfidat mbeten të sfiduara nga vetvetja e, dashuria ec drejtë rrugës ku e pret përjetësia.
Ndaj, jam i mendimit se poetesha Dijana Toska më librin e saj “Gërsheta Malli”, dëshmon se piramidës POEZI, i është shënuar si emër, që edhe më tej do të ec drejtë pirgut të kësaj piramide, për t’i thënë njerëzimit nëpër kohë, se unë jetova për të jetuar ata pas nesh, ashtu si na fali Perëndia, me dashuri, që ta lulëzojmë botën e lindjeve me lumturi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s