Poezi nga Arianita Hoxha

Poezi nga Arianita Hoxha

 

Ky shi vere

Në mes të verës sot ky shi
Larg më ktheu kohë tjetër
Pa cadër njomur baba ti
Dhe e jotja bicikletë e vjetër

Dëgjoj hapat nëpër shkallë
Tek heq xhaketen shiut lagur
Xhamave më rrembeu një mall
Dhe fluturoi qiellit gri hapur

Qyteti me heshtjen po më flet
E njëjta rrugë dikur i njejti shi
Unë e vogëla vajzë që pret
Rrugicës larg nuk vjen më ti.

 

Ndjenjat

Ndjenjat mbetur limane të braktisur
Me faret fikur ku vec hëna ndricon
Ku s’arrijnë puthjet nga largë nisur
Ku rrezja e diellit bën sikur s’shikon

Agimit anije me vela kam për ti dërguar
Oqeanit do ti përcjell atje ku ti ke mbetur
Me mall do ti falen trupit që i ka harruar
Prej tik takut të zemrës kanë për të gjetur.

 

***

Pluhur i verdhë trëndafilash të vyshkur
Fllade kujtimesh shpërndanë kopshtit tim
Atë derë takimesh sot e shoh ndryshkur
Viteve përgjumur pret i fundit përqafim.

 

Një ditë për tu harruar

Ku të kërkoj më thuaj ku ?
Apo të humba pa të gjetur
Unë sot si gjeta sytë e tu
Ato me muzgun ishin tretur

Mes njerëzve habitur mbeta
Kjo ditë e zbrazët për cudi
Unë s’trishtohem si s’të gjeta
Por si të humba s’di se si.

 

Pritje

Ndoshta ndihesh i mërzitur
Pres më kot nga ti një shenjë
Shiut muzgu ngadalë ka zbritur
Unë të kërkoj dot s`po të gjej

Lisit rri me orë mbështetur
Për dreq zogjtë s`më len rehat
Pikat trupit ëmbël jan tretur
Kjo natë pa hënë duket e gjatë

Dritares tende troket era
Shiu grackë na ka ngritur
Sytë ti hedh një cast nga dera
Sot mes mallit ti më ke pritur.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s