Poezi nga Dije Lohaj

Poezi nga Dije Lohaj

 

KUSH MA BURGOSI ATDHEUN?

Sërish po shpojnë,
Ndjenjat absolute të trishtimit,
Në qiellin tim të përbërë prej jush,
Silleni vërdallë
Në këtë planet që mendoni
Se ju na e krijuat,
Në këtë planet
Ku po i çelni vezët e djajve,
Me emra dinakësh,
E lajkatartësh,
Me emra të zinj sterrë
Si vetë fytyra juaj…!

Me terrin në sy,
Me shtytjen e çmendur,
Të arrogancës
Flirtoni,
Derisa dashurinë ta plandosni
Kështu midis llumit,
Me krijesa jashtëkohore
Që lindin të përsosur
Çuditerisht si ju,
Si sozia juaj me plazma gjaku të bëra ujë…

Nën këtë qiell tmerrësisht të rallë
Mbi llumin ekzistencial të pasionit
E egozmit,
Ku vetë bisha e shpirtit tuaj do të smbraps,
Ata sy të ftohte akull
Që i ka zënë gjaku,
Nga errësira e tokës që e bëtë terr
Si korbi.
Ata sy helmëlëshues
Që çajnë dashurinë dhe shpirtin e
dërmuar,
Ata sy si zgavra shtjellash të zeza korb
Që shpojnë kafka deri në çmeritje,
Që të çartur shkyejnë ëndrra tona
E me lakuriqësinë e tyre i pushtojnë.

Ata shpikës varresh
Që krijojnë hendeqe e thellojnë verberinë
Kush janë ata që ma burgosën ATDHEUN
Ditëve të mia që sapo e pata fituar lirinë!!

 

DLIRËSI

Zhytem në natën e shurdhër,
Përkund dhe përkëdhel,
Shpirtin mes yjësish,
Heq me dorë të bardhë mëkatet
Shkurre të dendura,
Brenda këtij trishtimi të tretur prej zjarmisë.
Si fatkob jehon,
E më sfilit silueten tënde fantazia,
Heshtja pafajsisht e rëndon shpirtin e trazuar,
Rrathëve të ikjes ulëret në shtegtim mërzia ,
Dhe prapë kujton
Se e ke në dore ndijimin e arsyes.
Tek valëzohesh në pluskimin përtej kufijve të braktisjes.
Mes hemisferash tona afshërore
Kot po pret pulsimet,
Dhe pëshpëritjet e përtërira ngazëllyese si dikur,
Dehur me pafundësinë e çastit ndijor të shpirtit.
Se e di ti mirë, por edhe unë e di,
Se edhe po të jetë i mundur rimëshërimi i dashurisë sonë,
Dhe po të provojmë përsëri shijen e ndjenjave
Si erën e trëndafilave të bardhë dikur,
Nuk do jetë një bashkim i uruar stolisur me dashuri,
Do të jetë një dërdëllisje ndjenjash të trishta,
Do të jetë e errët si nata pa yje në universin vetmitar.

 

***

…nga melodi e zezë,
Në pentagramin e lirisë
Digjej kurmi juaj.

Të vdesim,
A të rrojmë?

Refreni përplaset kolltukëve të mëndafshtë
Dhe galuc ulet në ndërgjegjen e oxhakut tim.

Sot, vitet e paqes
Ua gërryejnë plagët,
Ua shpojnë eshtrat tej e përtej,
U lanë në pështjellën e shtjellës,
Të ecni me proteza lëndinave me lot.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s