Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

 

FUSTAN LULE QËNDISUR

Lulet qëndisur mbi fustan
janë avull i dëshirave që trëmbEn konsideratë.
Ngushëllime të fajit që s’ ndihem më njëzetë vjeçar,
kur mbaja forcë
të falja parajsë.

Po isha ngatërruar
mes kryqëzimeve
e mahnitjes pas fjalëve,
që mbyllnin shtigje e pragje.

Shtigje të bregut matanë
në trup më lanë një fustan.

 

MALLI PËR PERIFERINË

Sikur ende të jetë
në fund të pallateve të periferisë
lëndina e mbushur me kamomil,
buzëqeshja më e verdhë nën qiellin e murrmë
lojrat lënë gjetkë,
që atëhere hapat
të lira e me ngërç
kanë rrahur epoka,
poezia ka kapërxyer dallgë mbi metra kub rër.

Po asnjë trazir bukurie në vena
s’është përpjekur,
as në ankth e në natë
shijen e mallit të hekurt ta zhdap.

Ushqehet ajo nga gjëmat e brigjeve te dënimit kapital,
nga urat pa këmbë kur janë
e nga shpirtrat zeshkan,
që ngjyrat e dashurise nuk panë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s