Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu
 
 
Fjeta me yjet
 
Fjeta me yjet o i dashuri im sonte
Po Ti joo aspak mos u bëj xheloz,
Zhvesha kanotjeren e errësirës së qiellit
Mes reve të bardha nisa të vallëzoj e loz.
 
Ti shëndritje zjarr më shumë se të tjetë
Por je shumë larg prej meje, vitedrit lart
Më përgjërohesh me zjarrin e shpirtit
Të të hap dy brinjë vend në timin shtrat.
 
Ballkoni im i gurtë nuk ka asnjë zambak
Zogjtë m’u larguan ata shkuan të flen’
Ti shkëputesh nga qielli më fanitesh pak
Sapo mbyll qerpikun, prap tek mua vjen !!!
 
a@z
 
 
 
Qielli rrudhet
 
Nëse fëmijët i dhunon fati dhe bota
Vajto për jetën që nga ne u nëm!
Qielli rrudhet e çon britma të kota
Nga larg dalloj lumturinë që m’u shemb.
 
Kur seanca të gjata i bëhen mjerimit
Thërras ato ligjet, që sot janë zhdukur
Pastaj me dënesë nis përsëri vajtimin
Për ditën që prisja, se do të vinte më e bukur.
 
a@z
 
 
Kjo poezi ka lundur para 2 – vitesh, pas nje lajmi tronditës në TV, ku ” babai vret vajzën 14 – vjeëare pse kishte shkuar në disko me shokët dhe shoqet e klasës së vet “!!!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s