Premtimi i Diellit / Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj

Premtimi i Diellit

 

Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj

Lulja e bukur çdo mëngjes përshëndeste diellindhe bisedonte me të për ëndrrat dhe jetën e saj. Nganjëherë e kalonte natën gjithë ankth e ëndrra të këqija, por në mëngjes kur bisedonte me Diellin çdo gjë i dukej e bukur, e shndritshme.
-Po sikur unë ndonjëherë të kem nevojë për ty do më ndihmosh?-e pyeti një ditë lulja Diellin.
-Patjetër-iu përgjigj Dielli dhe ndriçoi dhe më fort.
Rrezet e tij të arta dhe premtimi i Diellit ia ngrohën zemrën.
Ia kishte kërkuar këtë premtim sikur ta kishte parandjerë që do i ndodhte diçka, por kurrë se kishte menduar që mund të mos e shihte Diellin një ditë…

-O sa e bukur qenka kjo lule!-i tha zonja lulishtarit. Ju lutem dua që këtë lule ta mbillni në vazo se dua ta blej. Ajo do ti japë hijeshi dhomës time.
Lulishtari pa e zgjatur e shkuli me rrënjë lulen, e mbolli në vazo e ia dha zonjës.
Lulja e hutuar s’arriti të kuptonte se çfarë po ndodhte me të.
Dielli më kot e kërkoi lulen për ti uruar natën e mirë se se pa më. I shqetësuar mezi priti mëngjesin. Edhe lulja kur zbardhi dita më kot kërkoi dritën e diellit. Atë e kishin futur brenda një dhome të errët edhe pse të mobiluar bukur.
-Ku je o Diell?!- psherëtiu me vete.Si të jetoj pa dritën tënde?!
Në ato çaste Dielli ndjeu rrezet ti shkëputeshin nga trupi i tij
për të zbritur në Tokë. Ato duhej të përmbushnin premtimin e dhënë lules.
-Mos u dorëzo!- thërrisnin me sa fuqi që kishin.
Dielli e mban premtimin. Na prit se po vijmë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s