GAZETARJA NËN PETKUN E POETES ( Referim rreth vëllimit poetik ” Kaos Shpirtëror” të autores Eltona Lakuriqi ) / Nga: Ndue Lazri, gazetar, Bolonjë – Itali

 

GAZETARJA NËN PETKUN E POETES
 
( Referim rreth vëllimit poetik ” Kaos Shpirtëror” të autores Eltona Lakuriqi )
 
 
Nga: Ndue Lazri, gazetar, Bolonjë – Itali
 
Atje buzë detit në Ulqinin e bukur më tërhoqi vëmendjen natyra e saj jo thjeshtë romantike, por edhe vëzhguese e mprehtë e realitetit. E tek e shikoja ndërsa humbiste mes pyllit me pisha që përkuleshin gjer mbi valët, tek shkëmbinjtë ku vala thërmohej në mij ëra stërkala, rrugëve karakteristike e të kalldrëmta të qytetit, rrugicave gjarpërueshe që të ngjisnin në kalanë e lashtë të qytetit historik, mendoja se nën të njëjtin petk lëvrinin bashkë gazetarja dhe poetja. Kisha lexuar dy libra të saj me poezi dhe ndonjë shkrim të shkurtër gazetaresk publikuar në gazeta të ndryshme.
 
 
Eltona Lakuriqi
 
Por atje në Ulqin, ku ajo kishte ardhur të shkruante për grupin arbëresh, që shfaqte për ulqinakët dramën “Kostantini dhe Garentina”, arrita ta njoh më nga
afër këtë vajzë që vinte nga Tirana, me emrin Eltona Lakuriqi, shikoja sa e shoqërueshme ishte me artistët arbëreshë, si arrinte të gjente për ta pyetje të bukura
e interesante dhe në fund publikoi një reportazh që u mirëprit nga disa gazeta e nga Radio Tirana, si dhe nga lexuesit. Edhe në reportazhin e saj shkriheshin harmonishëm gazetaria dhe poezia. Artin e bukur të fjalës ajo e trajton profesionalisht e me delikatesën e një artisteje dhe femre të ndjeshme edhe në librin që ju lexues të dashur keni tani në dorë. Unë pata kënaqësinë ta kem këtë libër në dorë edhe në rolin e lexuesit, edhe të redaktorit. Mund të them se me librin “Kaos shpirtëror”, Eltona Lakuriqi bën një hop të ri cilësor në krij imtarinë e saj poetike. Ajo i përcjell lexuesit një tufë lirikash e poezish, me një ndërthurje të pasur motivesh, që nga ato të dashurisë, ato fi lozofi ke dhe ato që trajtojnë poetikisht e me nerv qytetar tema me karakter shoqëror.
 
 
Kaos shpirtëror
 
Edhe në këto përsiatje poetike ajo dëshmon se sa e vëmendshme është ndaj realitetit, fenomeneve të natyrës e shoqërisë, atyre tipareve të veçanta që
paraqet në kompleksin e saj shoqëria e sotme shqiptare e edhe ajo në botë. Pikërisht në këtë lloj poezish, syri i gazetares qëmton temën e motivin e veçantë, të cilin poetja di ta derdhë me ndjenjë, në mënyrë origjinale, pa shtirje, artifi ce e pa poza propagandistike në poezinë e saj që rrjedh lirshëm e natyrshëm. Gazetarja i vjen në ndihmë poetes dhe poetja e bën gazetaren të këndojë si në skenën e një opere lirike.
Në këtë prezantim të shkurtër, nuk kam ndërmend të ndalem në poezi të veçanta të librit, pasi ja rekomandoj lexuesit si një buqetë unike, ku ai vetë të zbulojë e shij ojë delikatesën poetike të Eltona Lakuriqit.
 
 
VDEKJA MUND TË PRESË
 
Vdekja prek shpatullat tona,
ne bëjmë sikur nuk e ndjejmë,
gjejnë forcë eshtrat dhe ecin…
Vdekja sulmon mushkërite tona,
me rete e smogut që nxij në pemët,
neve oksigjen na bëhet dashuria…
Vdekja shtrohet në tavolinat tona,
ushqimesh bombarduar me hormone,
ndërsa hormonet tona riprodhojnë jetë…
Ne jemi ata që e duam jetën,
në vrap fëmij esh a çelje sythash
mbi sytë e tyre,mbi bulëzimin e njomë,
fl enë e zgjohen diej…
Nuk ndalet koha,s’e kthen pas kokën…
Nuk ndalemi as ne,
vdekja mund të presë,
si plakë e kërrusur me kosën në dorë
tek muri i varrezës së vjetër…
 
@eltona lakuriqi
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s