Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati
 
 
Mjellma e liqenit
 
Kur ajrin e mbushur me arome pranvere
diku larg është strukur Dashuria e jetës ,
në një ëndërr me disa ngjyra,
si plagë e çelur ,copëza shpirti
fshehur rri mes faqesh kopertinash.
 
Sonte këtë natë të shenjtë,
me shkëlqimin qiellor
veshur me rubinë yjesh
larg më çon mes thellësive të tua të kaltërta
qerpikë dritë në lotin tënd zemra më bredh
sytë e mi, të mos kenë terr,
në praninë e pafundësisë së yjeve,
me dëshirat e heshtura
tek ti shëroj plagët në vargje
si rubinë yjesh,hyr brënda ëndrrës time
puthmë dhe ti ,çmënde vetminë time ..
 
Ndaj mora kaltërsinë e syve të tu,
bukurinë e fytyrës, si rubinë yjesh
në brendësinë e shpirtit tënd
me natën e përlotur,aty ku qetësinë e thyen një puthje
të ushqej me shpresën e shkëlqimit të dritës …
si rob i fatit ta mbjell ,ta krijoj,kopshtin e dashurisë
me aromë parfumi nëpër lulesh
mes buzësh të të rris me puthje të të ujis.
 
Ti deti i dashurisë ,mes faqesh kopertinash
më dogji dhe heshtja e jote ,
duke marë me vete edhe zemrën time
i strehuar në brendinë e shpirtit tim
me vjen çdo natë,me disa ngjyra qiellore
në ëndrrat e mia gjumin ma bën jetë.
 
Si mjellmë e liqenit përtej detit mërgimtare
syve të tu ,plot mallë me një puthje
me kaltërsinë e ëndrrës time
lotët po t’i fal ,kujtimet po t´i fal
kur loti të rrëshqet mbi faqe,
e sytë e tu ,të flasin me shikime
prano lotin tim në thellësinë tënde
me shpresën e shkëlqimit të dritës
vuajtjet t´i shoqëroj ,.
me valët e tua kujtimet m´i përqafo.
 
24,6.2017
 
 
 
Gjysma e Zemrës
 
Një pjesë e jotja e shpirit
tek zemra ime ndez flakë
shikimet e tua m’kanë mbërthyer mua
si një shpirt që fle në shtrat të heshtjes, ..
që qëndron në mendimet e mia
ti je ëndërra më e bukur që unë kam ëndërruar.
Ti gjysma e zemrës drita e syve të mi
si rrezet e diellit që ngrohin tokën
si yjet e natës që rethojnë gjithë botën
si engjëll kur ndriçon botën e detin e ndes flakë, …
në ëndërrat e mia vetëm ty të pranoi.
Sot ti je vet buzëqeshja
shkëlqimi i vesës mëngjesor,
vetëm me një shikim tëndin,
si vesa që pikon në petalet e lules
ma fal ëndrrën tënd..,
që zjarri me hijen tënde të ndizet.
Larg qeillit kaltërosh gjysma e zemrës
si zambak i pranverës,
në thellesinë e zemrës mbushur me lot malli
një lot kujtimi, në një lot gëzimi,
si sytë tanë, si dashuria, si jeta,
si vetë bota jonë,magjike
si vetë zjarri ku shuhet
dhe prej hirit ndriçon përsëri
vetëm me një ëndërr gjysma e zemrës
t’fluturojë të rrëmbejë nektarin të fikë mallin.
 
14,4.2017
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s