Koncert në sol minor për violinë / Tregim nga Sabina Darova

 

Koncert në sol minor për violinë
 
 
Tregim nga Sabina Darova
 
– ku je?
– nën shi
– ku?
– nën shi, në pyll. Poshtë një peme me trung të gjërë shumëvjeçar. Është shiu i parë i kësaj vere të nxehtë. I vura re retë tek vraponin të kapura në bisht të përpareses, njëra mbas tjetrës, ndërsa nxitonin të hynin në portën e qiellit, e të zinin vënd si nxënëse të bindura. I ndoqa nga pas, me bindje se do më pranonin. Dhe e bënë. Janë të mira retë, nuk bëjnë seleksionime, pranojnë këdo që ju kërkon miqësi. Më bënë rrugë e më shoqëruan në pyll. Aty, ulën veshët e gjerë dhe filluan të rrjedhin pikë pikë mbi supet e blerta të pemëve. Veç ti shihje si fërgëlluan ato nga kënaqësia, ndërsa gëlltisnin si të marra nektarin e reve. Degët ndjehen të ekstazuara dhe po kërkojnë tju ndezin epshin të gjitha degëve të shoqkave që kanë ngjitur. Si në një kor, gjethet eksitohen dhe ndezin rënkimet nën këngën e zogjve që çukisin lëkurën e drunjtë të zbutur. Kërkojnë ti kamuflojnë pasthirrmat e paevitueshme të paturpësisë verore. Prej kujt duan të fshihen? Nga njomështia e ujrave, zbutet gjithçka. Pambukësohen, urtohen, dorëzohen, tunden, përpëliten, lëshohen, zgurdullohen, harrohen…
harrohen, e në fund mbasi kanë provuar klithma tonalitetesh të larta kënaqësie, e kanë pirë me fund mushtin e zbritur nga lart, gjysëm të dehura, shtriqin nervurat si funde fustanesh e tërhiqen pothuajse mospërfillëse në dukje, por buzagaz nën hundë, duke shkelur syrin sa majtas -djathtas. Faqkat ju shndrrisin dhe syçkat lëshojnë shkëndija…
-po ti, ku je? – më pyet
Poshtë një peme, dëshmitare e qindra akteve dashurore që dashurohen pa ndrojtje.
– ah! Dhe do që të jem aty?
– pyetje retorike i dashur
– me do?
– pyetje retorike i dashur
– sa?
– sa qielli. Po ti?
– sa toka. Sa toka ku ti dhe unë mbështesim këmbën çdo ditë e ndjehemi të sigurt për këta që jemi. Në qiell nuk ështe se sheh diçka konkrete. Qiell, tokë, i gjithë universi…edhe po. Provo të mbyllësh sytë disa sekonda: një, dy, tre, pesë…dhe rihapi.
 
Ndjek këshillën. Hap sytë. Zgurdullohem nga habija. Vendos një çast dorën mbi gojë. Nuk jam në ëndërr. Britma gëzimi. Dashuria ime qëndron përballë meje.
– E sheh? E njoh dëshirën tënde të marrë qe ndjek gjithkund retë. Dhe të ndoqa.
Krahët zgjaten dhe ngjeshin fytyrën në gjoksin çerdhe të tij. Mbushem me frymë.
– do që të bësh dashuri pa drojtje?
– mbas gjithë kësaj që përjetova, është pyetje retorike i dashur.
 
Pa fjalë, ngadalë, toka e lagur me mbulesën e saj të blertë, bëhet shtrojë e dy trupave të lakuriqtë. Dhe ashtu si këto pemë, thithen e klithin si të marre nën vështrimin babaxhan të pyllit që ridehet.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s