Poezi nga Eloi Xhani

Poezi nga Eloi Xhani

 

Një grua.!

midis meje dhe
poezisë
qëndron gjithnjë
një grua
gjysmëlakuriq
të cilën nuk e njoj
e që
çdo natë
më buzëqesh dhimbshëm

..besoj keni idenë
për çka them
besoj e dini buzëqeshjen e trishtuar
të një gruaje

…e kjo grua syëmbël
më torturon
krejtësisht pa mëshirë
duke më përkëdhelur flokët
torturë çnjerëzore kjo
të paktën për mua
prandaj them ,me zë të ulët
midis meje dhe poezisë , qëndron një grua..!

 

Le të presë..!

…. dhe i them vdekjes
vdis

..pikërisht dita ime
kështu nis

..është koha për të jetuar
them
gjithnjë
e vdekja le të presi
të presi hë për hë
….
..pse kam shumë
puthje
shumë përqafime
për të dhënë
të vdes
nuk është e thënë

..
kam gota vere pa ngritur
dyer
që si akoma si kam trokitur
dhe më kryesorja
është që dua të dëgjoj
përseri
zhurmën që bën fustani saj
gjithësesi
pra……….vdekja le të vdese
të ulërijë
e le të presë…!

 

Pak realitet.!

…poshtë çarcafëve gri
dy trupa lakuriq
që duan ti mbijetojnë
kohës
dy trupa të djersitur
që gërrmojnë ,njëri tjetrin
pa mëshirë
dy bisha
që paqen e kanë gozhduar
tek Kryqi
në murin përballë
..

muri hesht
Kryqi hesht
dhoma…..si dhomë funerali
dashuria ,në një cep lakuriq
me fustanin ,mes këmbëve
dy trupa
poshtë çarçafëve
thithin cigaren
dëshirën e fundit
….
….
vec këtë qetësi
e prishi një zë
jashtë dritares
– Në dashuri paqe nuk ka…!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s