Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

ËSHTË E DJELË

Është e djelë,
nuk di pse ndjehem i trishtuar,
trishtimi nuk njeh pushim.
Minutat dhe orët
akoma nuk janë zgjuar,
unë jam ngritur që në agim!

Është e djelë,
edhe yjet
kanë shkuar në piknik.
Kam ftohtë
të shetis vetëm nën diell
ndjej ngricë.

Është e djelë,
jo si të djelat e tjera,
kur mungon ti,
e dashur,
ç’më duhen të djelat!

 

KJO DITË

Në arshivën plot dritë të kujtesës
Kjo ditë ka mbetur e shënuar
Nota kënge në altarin e së vërtetës
Simfoni që s’ka të mbaruar.

Është dita që vlen sa një shekull,
(Ç’them kështu, është më shumë!)
Nga nxitimi nuk gjeta fjalë tjetër
Dita që le firmën në çdo gjurmë.

Kjo ditë…ah, kjo ditë, kjo ditë,
Mbirë në zemër, rrënjëthellë
Zbritur nga froni ku rrinë perënditë
Syri i diellit që ndriçon nëpër qiej.

Sikur të mundja të ngrija një lapidar,
Lapidar për një ditë, për një emër
Në sfondin-dekor ata sytë si zjarr
Në mes të tij vetëm një zemër.

Po ja që sot vendosa të shkruaj
Këto vargje-dëshmi për kujtesë
Kjo ditë e bukur më bën të vuaj
Kjo ditë-magjike s’më le të vdes.

Mos u bëni kurioz, kështu janë poetët,
Shikojnë ëndrra dhe i mbajnë shënim
Kush dashuron e jeton vërtet jetën,
Në emër të Jetës thuret çdo motiv.

***
Kjo ditë do të mbetet e paharruar,
Dhembja e plagës më të bukur,
Me bojën e shpirtit është shkruar
Imazhi i saj-ikonë për tu lutur!

 

KY JAM UNË

Më thua shpesh
“je tip i vështirë”,
mua që të dua aq shumë!
Nëse këtë
do e pranoja si gabim,
mos harro, ky jam unë!

Ky kam qenë
që ditën e parë,
kur piva dritë
tek syt’e tu të dielltë.
Marrë shpejt zjarr,
si pirat i çartur,
që grindet
dhe me dallgët në det.

Nëse s’do isha ky që jam
do humbisja
nëpër udhët pa emër;
Ti do lundroje
nëpër liqene ëndrrash
dhe s’do e gjej dot çelsin
për në portat e mia të zemrës.

***
Më thua shpesh,
je tip i vështirë,
mua,
që për ty s’më ze syri gjumë.
Të kam thënë:
Mos kërko të bëhem ndryshe,
tërë jetën do më shohësh
të rrjedh si lumë!

 

MES DY DASHURIVE

Të jem xheloz kam njëmijë arsye,
Ndaj marrosem si gurët e ortekut.
Sa herë në qiell shkëlqejnë yjet
Ti shkon mes tyre dhe më le vetëm!

Se qielli nuk ndriçon dot pa ty,
Yjet s’kanë ku e marin shkëlqimin
Si unë dhe ata, kanë rënë në dashuri
Si unë dhe ata firmosën betimin!

Mes dy dashurive të dashuroj,
Qielli është dashuria jonë e parë.
Të dy dashuritë unë i adhuroj
Të dyja më falin dritë edhe zjarr!

Sa herë kthehesh nga qielli i artë
Shkund copa yjesh mbi supet e mi
Ma djeg xhelozinë nëpër natë
Me puthje qielli më fal lumturi!

Në bukurinë tënde humbas përherë
Humbas unë, edhe yjet humbasin
Me fat jam unë, dhe yjet në qiej
Me ty dhe yjet e kam lidhur fatin!

***
Do bëhem i tëri si gurë orteku,
Nëse del hëna dhe të rrëmben
Pa ty dhe yjet më mirë i vdekur….
Të jem xheloz? Përse mos të jem?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s