Poezi nga Zamira Agalliu
Sot
Sot më mungove shumë Atdhe!
Nuk votova!!!
Me zemër e shpirt jam aty, Ante
Nuk di sa të mungova?!
a@z 25- 06-2017
Të drejtat e Çobanit
Ata që me dashje me Ty po tallen
Ata që qesëndisin popull e Atdhenë
Atyre që qerpiku as’u dridhet fare
Ata që të rropën e copë e trokë të lenë.
Ata që mbi Ty kanë ngulur thonjtë dhe sytë
Ata që në fushata kërkojnë mëshirë e lëmoshë
Ata që të premtuan të bardhën Ditë
Ata që të zhvatën nga xhepat të fundit grosh.
Ne Populli jemi fare të urtë e të leshtë
Flemë të frikësuar në çdo cep të stanit
Ngremë vatha edhe në mes të Kryeqytetit
Por kërkojmë veç të drejtat e Çobanit !!
a@z.
Ndoshta
Ndoshta vendi ynë do të ishte tjetër ,
Ti ngjante fare pak qytetërimit të vjetër.
Kolona të larta e gra të ulura në poltrone
Burra të vërtete që njohin veç fitore.
Burra të vertetë që kur janë mbi kalë,
zbresin nga e argjenda shalë
Puthin dorën e një gruaje çalë
E fjalën e kanë fjalë…
a@z
Po kthehen ”Dallëndyshet
Po kthehen zogjtë shtegtarë.
Me mall për në çerdhen e tyre.
Nënën e tyre e gjetën më Plak’
E puthen pragun mure më mure.
U kthyen dhe përqafuan Babanë.
Që rrudhi ballin e s’di ç’t’ju thotë.
Se goja s´i bën që vetëm i lanë.
Dhe përqafimet u lagën në lot.
I puthën flokët Motrës së mirë.
Dhe kaçurrelat ia mbajtën në duar.
Nipër e mbesa me mall e dëshirë,
Në kraharor i mbajtën pushtuar.
Po si nuk të zunë, Ty mallkimet?
Ty o emigrim, o mallkuar qofsh!
Mes lotësh ndan Nënat e Bijat.
Prej shekujsh pragjet i le bosh.
E përsëri do të ikin, bijë e bija.
Nga Nënë e Babë, prehërngrohtë.
Ikin nga tokë që është e tija.
Ikin dhe detet i lajnë në lot.
Presin ta shohin një ditë ZONJE.
Tokën e Tyre siç e dha Samiu.
Si Frashërllinjtë dikur qëmoti.
Si Mjedja vargu në buzë ju Mbiu.