Shpirti i femrës një që nuk njeh vyshkje ( Mendime të çastit pas leximit të librit me poezi të poetes Arianita Hoxha ” Të flesh me yjet në agim” ) / Nga: Agron Mema

 

Shpirti i femrës një që nuk njeh vyshkje.
 
Mendime të çastit pas leximit të librit me poezi të poetes Arianita Hoxha ” Të flesh me yjet në agim”
 
 
Nga: Agron Mema
 
Me të vërtetë shpirti i një femre i ngjanë një gonxhe trëndafili që gjithë jetën rri gati në shpërthim dhe nuk njeh vyshkje. Dhe këtë mendim ta përforcon leximi i poezisë së Arianita Hoxhës ”Të fleshë me yjet në agim”. Ndodh që shpesh edhe bukuria fizike përputhet , simetron me bukurinë e shpirtit (jo gjithmonë). Dhe kjo ndodhi shpeshherë shfaqet magjishëm e madhërishëm tek poetët, sepse poezia është bibla e shpirtit të tyre dhe metaforat aristoktacia e krijimtarisë poetike të tyre. Ky mendim më ka lindur shpesh kur lexoj poezi, por më shumë mu përforcua kur lexova vëllimin poetik të Arianita Hoxha”Të fleshë me yjet në agim”.
 
 
 
Shikoni ç’farë metafore goditse dhe sentimentale jep poetja që në titull. Yjet në agim, koha kur venitet dritëza natore e tyre dhe ëndrrat marrin arratinë e tyre në zgjim, por sepse të pëlqen të nanurisesh akoma nën yjet e mëngjezit, ndoshta nga bukuria e ëndërrimit apo parrezikshmëria e ndriçimit të yjeve. Dhe sa lexon poezitë, njëra pas tjetrës gjen frymarrje dashurie me jetën, me vet dashurinë si ndjenjë , me trasparencën e jetës dhe dashurisë si nocion dhe substancë në përditshmërinë e sajë njerëzore: “Duke kërkuar numra të tjerë / Numrin tënd lexova unë mrekullisht, / Ndjeva të dridhesha si gjethe në erë, /Ndaj mallëngjyer e pashë atë sërish……/ Dhe veten e mblodha , u bëra më e fortë….”. Qartazi shprehet sensible për një largësi dashurie, që shumkujt i ka ndodhur në këtë trazicion të zymtë shqiptar dhe poetja vjen pranë tyre me këtë varg, por edhe një numër celulari i sjell noktrunte lumturie, por mesazhi është mosharresa, pavarsisht dhimbjes së largësisë. Dhe të gjitha poezitë udhëtojnë në autostradën e dhimshme , por të një dhimbjeje të bukur që përcjell dashuria dhe poetja trasmeton me finesë tek lexuesi se pa dhimbje nuk asnjë dashuri të bukur , asnjë motiv që ta duash gjithshka. Është dhimbja që ta lehtëson shpirtin me lotin e syrit. Atherë dashuria fiton. Fiton dashuria njerëzore, për jetën, për veten, fëmijën, për të gjithë që të rrethojnë.
 
 
 
Dhe poetja këto ndjesi poetike , metaforizuar në përditshmërinë jetësore, i përcjel edhe në konteksin dhe rrethanat kohë-hapësirë që ndikojnë mbi poeten. Sikurse vet kjo poete sensibilizon lexuesin, duke plotësuar misionin fisnik të sajë si krijuese, me problematikën e kohës për ta tejkaluar dhimbjen, dhimbjen komplekse; ndarjen nga prindërit, pragu i vendlindjes, miqtë, shokët dhe marrjen e rrugës së shtegëtarit me shpresën a mos shpresën e kthimit, por me ringritjen e figuracionit që i jep fuqi:”Baba akoma e dëgjoj bastunin tën posht e lart……Valixhen e jetës ne mbajmë në duar”, me mesazhin dometënës se jeta ka kuptim dhe ajo duhet jetuar:”Të shoh menduar si atherë ti vije, /Hapat të dëgjoheshin ngadalë e lehtë, Sa më ka marrë malli, ZOT, sikur ta dije, / Mes shiut ti do të ma sillje këtu vërtetë. “ Në të gjitha poezitë e këtijë vëllimi ka një pikëtakim:”Sonte në zemër më erdhe , nënë, si ç’do natë”, pra ka një synim të dedikuar për të ç’rrënjosur të keqen si dhe për të sherbetisur bukuritë dhe aromën e luleve që ka dheu i atdheut tënd. Dhe dashuria e lindur tek ky dhe , tek këto lëndina të mjaltëzuara, nuk ka më bukur se kujtimi i syve dhe ninullave të nënës, pasqyra ku shohim veten përditë. Por edhe në këto lëndina luleshumë të shëtisësh e të shlodhesh “ Ashtu si në ëndërr me flokët e gjata në mes”…..” E me to kurorën ajo e bënte bukur varg”. Por ka edhe përjetime të kohës së sotme harkuar me të djeshmen:” Borë e ngricë në të largëtën Rusi…”, ku poetja shprehet se sa boshllëk sjellin stacionet e boshatisura dhe sidomos mbrëmjeve dimërore të mbuluara nga ngrica e dëbora, dhe kjo gjendje peisazhi shpirtin e udhëtarit shtegëtar, me shumë shpresa të ndërprera në këtë udhëtim, e mbulon trishtimi, ai trishtim që përcjell vetmia dhe ftohtësia e boshatisjes së një stacioni shpresëdhënës.
 
 
Të flesh me yjet në agim
 
Pavarsisht se as stacioni, as udhëtari dhe as dimri i acartë nuk janë fajtorë, dhe këtë poetja e sjell bukur metaforikisht ku dukshëm zbardhet fajtori. Libri me lirika sjell me finesë edhe ngrohtësi “ Oh, zog i vogël ç’më kujtove fëmijërinë…”, sjell edhe qortime e edukime” Harruar kujtimesh si në somnabul po të kërkoj…”, ose “ Shtëpinë e prindërve shita kohë më parë…” etj.. Por të gjitha këto i sjell duke harmonizuar në poezi të gjithë elemetët figurativ, jashtë fotografimit, por me të vërtetën reale të kësajë bote dhe kolorin e ndjeshmërisë së trazuar të shpirtit që vijnë nga ndjesia e përditshme: dashuri , në kompleksitetin e sajë që brenda brendashkrimit të perimetrit, sjell dhimbje sëbashku me dashuri. Dramaciteti i përballjes përmes vargut, mes së bukurës dhe së keqes së këtij kontrasti, sjell tek lexuesi optimizmin dhe lirinë e vargut, pra lirinë e shpirtit. “ Vajza e mori në duar e vuri ngadalë, / Dhe me dhimbje e shihte ashtu në heshtje, / Mes lotësh që rridhnin, ajo shqiptoi ca fjalë, / Mos vallë ty të mungonte e imja buzëqeshje. / E ndjeu që frymë manushqja më s’mori, / U përpëlit ahtu me kokën ulur e pa jetë, /Dhe një psherëtimë prej shpirtit vajza nxorri, / Oh, sa keq, që n’lulishten time më s’do të jetë!”
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s