Përtej “teatrit absurd “bashkëkohës… / Nga: Miho Gjini

Përtej “teatrit absurd “bashkëkohës…

Nga: Miho Gjini

Përtej imagjinate trupi i poetes Irina Hysi në librin e saj “Ciklon” kapërcen distancat, një akuzë individuale, akuzë kundër pështjellimit që ka zaptuar botën, si edhe një “këngë për femrën” aq të ndjeshme e të bukur, që e jep ashtu, të trazuar, nga shpirti i vet tragjik .

Një poezi ndryshe më “ra në dorë”, kaluar në të tjera dimesione ndër vargje kaotike të një shpirti ushqyer me vuajtje diku, në një cep të botës pritja e përplasur nga rreth i një “cikloni” të egër, gjthpërfshirës! Poeten -piktore, e quajnë Irina Hysi dhe librin e saj, jo fortë i zakontë, i quajtur po me këtë emër shpërthyes: “Ciklon”!

Abstragimi që bën këtu më detyron që vargjet e saj të lexohen e rilexohen dy-tri herë, nëpër “fraktura mendimi” të një “bote (që) kërcënohet e (që) përmbyset”, së cilës i “dalin rrënjët…kur ZOTI mungon”si shprehet autorja , duke e lënë njeriun në një mëdyshje psikike e fizikisht të “sterilizuar”!

Planeti ka rregulla e veta, natën logjikën e mban ndezur në një llapmë, poeti e zhytur në hapësirat e kohës dhe tronditur nga gjithë kjo traumë, jeta i ngjan me një film, ku askush nuk mundet “ta luante rolin kryesor”. Gati rrëmujshëm, si në kohërat biblike, dëgjon vazhdimisht “zëra në erë”, ndjen që “toka dridhet” dhe thërret: ”Mbamëni!”, me ankthin e njeriut inekzistent. Memoria e saj është e lodhur, kujtesa emocionale gati i zhduket dhe e pushtuar nga “humor i zi”. Befas përmendet si nga një gjumë i thellë, ajo thotë se : -”Dua ta ndryshoj këtë botë, po ndjehem e thyer, e huaj, e sëmurë”. Mirëpo Hamletizmi i saj s’ka më fat që ta ndryshojë botën se ajo, forma -kohë, mbaron”, duke i dalë përpara “një mal me halle, ku janë ngjitur njerëz të poshtër” që asaj i marrin frymën.

Irina Hysi

Në këtë botë kaotike ku autorja kërkon shteg, “një shpirt të lirë, një shpresë”…por, has kudo “lakuriqësi”, si edhe “makinën e fatit të përmbysur” emigracionit. E i duhet të dëgjojë vetëm, “oshtima ferri”!

O ZOT, sa dhimbje ka brenda qenies së saj kjo poete! Do më gjeni në tingull  Kalimtar. -Beson se njeriu mund ta rigjejë lumturinë dhe ta jetojë atë përjetë?  Sa kohë kanë kaluar, një shekull, ndoshta dy.

A është vërtetë e lumtur PA? Tek përrallë nga e kaluara, imagjinata paralizohet, Irina i dërgon të zotit  gomarin, ta çojë në shtëpi.

Në të gjitha poezitë e saj, që duken si të dala po prej këtij “ferri, të zhytur shtatë pashë nëndhe”, djegur  të gjitha pasionet”. Imazhet reale dhe mozaiku poetik bëhet hermetik, kriza që pëson mandej është tërësisht depresive, me një meditacion gati të pakuptueshëm ku kuptimi është gjithmonë në moskuptimin e vet surreal.

Anormaliteti njerëzor sjell, stilin poetik hermetik, po kaq të mundimshëm, të cilin na duhet ta pranojmë gjithsesi në këtë realitet me të vërtetë kaotik, në të gjitha segmentet e saj, në politikë, në kulturë, në art e në letërsi.

Në këtë “udhëtim poetik” fushave të rrotullimit, ku “mozaiku i rreshtuar” i poezisë” bën rrugë spirale, i ngjan “fotografive të grisura”, diku, në një epokë të ndonjë globi të harruar. “njerëz të shpërfytyruar pamjes”.

Nihilizmi kozmik i autores, i kërkuar enkas, po kështu, e dëbon shpirtin poetik, sa në realitet shpërbëhet, turbullohet, humbet ekuilibrin e harmonisë, metaforat ndiqen nga  ritmika e brendshme e psikikës vazhdimisht… Mirëpo, po këtu, lexuesi sheh se si “ndizet një zjarr, në pasqyrën e vetvetes ku  interpretimi i realitetit, mbetet depresiv.

Simbolika shtrihet si në një pasqyrë të thyer, jo vetëm shpirtit njerëzor , po edhe në të gjitha gjinitë e artit. “Kurrë s’ka qenë i mundur realizmi ,-shkruan ajo , /As në pikturë,/me simbole/…(as) në psikikë.”. Po diku, në thellësitë e shpirtit poetik, lexuesi i vëmendshëm, se ç’ndjen një dritësim të beftë a buisjen e një luleje që ajo do t’ia shpjerë nënës së saj! Janë çastet që ajo sapo del nga përpëlitjet e saj, si të ishte një grua lehonë, gati për të lindur. (“Një gotë plotë poezi./Nga skutat fshehur, del e ngrata./

Kjo është poezia! Po. Poezia nga dhimbja buron, vjen befas nga vuajtja a nga një gëzim i madh! Poetja nis të dalë kështu nga “lëmshi që e ka pështjellur”, nga ëndrra e nga “varka e kundërrymës” e në “një copë pëlhurë do qep mbi telajo,/dhimbjen të pikturojë!/Të shtoj diellin në fillim, të më ngrohë./Pastaj qiellin blu./Fytyrën time të re….”.

“Diku rilind, një tjetër psikozë,-shprehet ajo në një tjatër poezi, duke dalë nga “negativi i vet”, duke çelur një “syth” luleje, duke ndjerë cicërimën e një zogu…E kështu do të nis “të numëroj ditët, në portofolin e grisur” artistja e ngjyrës,  për tu rikthyer rishtazi në misterin që fsheh bota e sotme e biznesit, paraja, egërsia e korrupsioni, për të hyrë përsëri në “, kurthin e hienave”, ku ”dielli i saj tragjik”, natën, i dorëzonte harresë, trupin e saj “pa shpirt”…E përsëri shi, rënie, qirinj të ndezur, “kalimtarë të lodhur” dhe me një “bilbil që ka humbur”. Medet! S’ka më tinguj magjik….

Kemi të bëjmë me një botë komplekse vetëhipnotizimi, ku koncepti REBUS i  sistemit të vetes ngërthen të gjitha kundërshtitë e psikologjisë moderne , në harmoninë e egërsinë e tyre, që e gjymtojnë shpirtin e kësaj poeteje fort të shqetësuar shuplakës publike. Njeriu i mirë i harruar, do marrë për festë “gjysëm kile mish” poetja i përgjigjet vetes ç´do fund poeme. Ajo do të konstatojë se “Bota, sado e vockël, na nxë”, më në fund dhe do ti bashkoj njerëzit “në dëshira të paplotësuara…(si) në ëndërr”.

Përtej imagjinate trupi i poetes kapërcen distancat, një akuzë individuale, akuzë kundër pështjellimit që ka zaptuar botën, si edhe një “këngë për femrën” aq të ndjeshme e të bukur, që poetja Irina Hysi e jep ashtu, të trazuar, nga shpirti i vet tragjik. Më lejoni që ta riprodhojë të gjithën: “Prekëm!/Jam deti!/Dua të të freskoj lëkurën e butë,/trupit të derdhur./Të të lehtësoj dhimbjet, plagët të pastroj./Diellin do ndez./Kur të dalësh në breg…/Vetëm, të qeshurën më fal e dashur./Shiko thellësisë time,shkëlqimin./Natën me hënë,eja,kur shtratin të gatit./Erosin do zbres, nga qielli/Force kam, të të jap,zhvillim./dallgën,që rreh, t’a rresht në këmbët e tua./Pa ndrojtje, më jep, tëndin përqafim./Je bota ime, në linjat e tua!”.

Paskëtaj , do të shfaqet shpirti i gjuhës ndër vargjet e saj, njëfarë zgjimi, poetja bëhet më e kthjellet dhe “bota e vjetër” sikur thyhet e largohet, si edhe ravijëzohet dalja nga përralla, kur “kemi harruar, si është qielli pa re./Ende dyzet vjet më vone./, e kur kitarën e ka mbuluar pluhuri!…”.

Nga portreti i botës, performancat, siluetat, ilizjonet, do të largohet gjithsesi dhe do të ndodhë që “vetes të mos i ngjaj dhe do të marrë rrugët e emigrimit”, ku , edhe aty, e mbërthen “zhgënjimi i plotë!” e do të endet si hije…Mbretërive MAYA një nga nëntë Zotat mbretëron.

E mbaron së lexuari këtë libër e mbetesh në një mëdyshje, midis jetës dhe vdekjes, midis reales dhe irreales, i kudondodhur në absurdin që na rrethon, në ngërçet e streset e përditshmërisë, shprehur të gjitha këto me një ironi therëse , gotike, me kontraste e simbole.

Poetja Irina Hysi është me të vërtetë një poete që sugjestionon diçka të saj dhe të emocionon deri në tronditje, me metafora shprehëse, që duken si të dala nga marrëzia, përtej “Teatrit Absurd” bashkëkohës…

”Udhëtoj, me një të vdekur!-_shkruan ajo/Kërkoj, rrugën për në parajsë….”..Një “parajsë” që ajo nuk e gjen dhe nuk do ta gjejë kurrë dhe po vetë, do të zhgënjehet, e mbetur “varur në hapësirë”….(“Askush dhe të gjithë kanë faj…./Mbetur zhveshur, në kohë dhe  hapësirë…” Dashuri e burgosur firmos peticionin…

Dhe paskëtaj, poetes do t’i dalë nga shpirti një varg i shkëlqyer: “Lërma diellin , të më prekë shpirtin”, që do të vlente, kështu, thënë me thjeshtësi, sa i gjithë libri i saj e që do të plotësohet me kredon personale poetike, shprehur po me kaq vërtetësi:

– “Dua të ndjehem pak njeri! Bëra kërkesë” Të gjitha këto meditacione të figurshme, sikur përcjellin funeralin e një të vdekuri të gjallë, që ndodhet midis nesh e nuk do që të vihet re, që do të jetë vetvetja, e mënjanuar gjithsesi, me shpirtin plotë, ngarkuar me mbresa të pazakonta…Ja se si shprehet ajo me një poezi tepër të ngrohtë:- “Natë me dëborë! Ambient pa personazhe./ Më të rrallë, dëgjohen angullima të mjera./ Nën këmbët tona, dimri ka lulëzuar./ Pemët, zhveshur qëndrojnë në horizont./ Skelete të zbardhura, krejt si fantazma. /

Hëna e zbehtë, hiqej sikur nuk ngutej. Ndoshta, kishte ftohtë, në qiellin e ashpër. Me vështrim të trishtuar, tokën përfshin./I sheh të gjitha shkretë, dhe ikën ngadalë./Të ftohtit ndjehet dhe më …/Oh, ç’natë të tmerrshme, për zogjtë e vegjël!*Intervale të akullta, ere të pamëshirshme, dhuratë… /S’ka strehë, në pemët lakuriq./Dridhen./Plot shqetësim presin agimin, që kurrë nuk vjen!…/

E prej këtij universi poetik IRINA HYSI do të mbetet po kaq e thjeshtë, po kaq njerëzore, me shpresën duke kërkuar rrugët labirinth brenda vetes,  që do të mahnitet edhe kur sheh të buis një fije bari në trotuarin ku ecin mijëra njerëz, një fije bari të papërfillur që për të është gjithçka, si një jetë që nuk ka filluar ende! (Poezia “Mbresë”)

Si përfundim, kam dëshirë të nënvizoj se, piktorja abstraksioniste e poezisë, e shpreh vetveten nëpër vargje, me një guxim e revoltë qytetare, në të gjitha këndvështrimet e shoqërisë së sotme konfuze, shprehur pikëpamjet e saj në një mënyrë po kaq konfuze, saqë të ngacmon ta ndjekësh me kërshëri, duke të rrëmbyer me forcën e saj të argumentit artistik.

Papajtueshmëria me realitetin, e bën atë edhe më tërheqëse, për ta ndjekur nga poezia në poezi, ndonëse shumë syresh, nuk e kanë dhe aq muzikalitetin që ofron ky art fort i lashtë, si edhe qartësinë e dëshiruar, po ka dinamikën që pritet të shpërthejë nga çasti në çast, deri në një ngritje krye kundër realitetit aktual

E  kurdoherë më përtej rregullave strikte të metrikes, me një lirshmëri individuale që meriton vëmendje e respekt, edhe pse është libri i saj i parë, që pasoi nga Rebus”, dhe i treti “Zonjëzemra” si kompozimi i parë në këtë kuadër i artit abstrakt-surreal në POEZI!  që ndjek më pas të tjera dimensione ritmit të kohës, në botët e botëve , me po kaq vrull poetik, sikundër ka edhe përbrenda këtij “CIKLONI”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s