Poezi nga Anjeza Dielli

Poezi nga Anjeza Dielli
 
 
Bukë e djegur
 
Pesë herë vendosa të gjej një arsye për ditët që ikën,
po kaq herë më mori dallga
kërkova atëherë një tokë të braktisur, ta mbjell
ta punoj,
pusin e gjeta gati
mijëra grerza shuanin etjen mbi buzët e gurta dhe vetëvriteshin,
neteve kur dielli flinte e unë djersitja.
Ditën domatet skuqeshin poshtë rrezeve
e patëllxhanet ngjyroseshin në të purpurtën e thellë
ecja si fllad me krahët hapur nëpër filizat jetë e aty aroma e vesës më bëhej shpellë.
 
Pesë herë u futa nën lëkurën e qiellit
pesë herë eca zbarthur nëpër tokën e butë
e mu bënë retë kratere apokslipsi, që saldonin shiun,
rrëzonin erën si perde që vjetërohen direkëve të thyer anijeve.
 
Ditet që ikën më sollën uri
u ngopa me bukën e djegur, si toka!
 
 
 
Në kodrat e vjetra…
 
Në kodrat e vjetra
brenda gurëve jetojnë gaforre
me këmbë prej druri,
ullinjtë janë rrudhosur
e toka që prekin gjithmonë e re.
Në kodrat e vjetra deti sheh me sytë e qiellit, kurse kapakët e reve ngulen si spirancë ,
mes zhurmës dallohen cicërima fëmijësh
e rëra është më e butë dhe më e ndritshme se yjet.
Në kodrat e vjetra njerzit pinë ujë me grushta
e të tatëpjetat janë rrugët e Hënave, që zbresin si nuse të sapomatuara.
Në kodrat e vjetra stuhitë janë simfoni mëngjesore,
ku vaktet shërbehen me gjethe shege
Në kodrat e vjetra, eshtrat e kafshëve deshifrojnë historitë e lashta dhe gojëdhënat,
shpërndarë si aroma deri tek gurët e detit ,
deri tek këmbët e mia…!
 
 
 
Në xhepin e kohës
 
Nga fundi i thellësisë
një tërmet i kalon detit, si paramandë e ndryshkur
atij i është rjepur lëkura,
të djegura prej kripës flokët e dallgëve shkumëzohen në breg.
Pas stuhisë ai rri i heshtur
e rënkon si kafshë që fle.
Ti hyn në det me një bastun ,
me kurrizin përkulur e sytë e vegjël,
veshët nuk të dëgjojnë mirë,
veç erës – atë fishkëllimë të largët zemërimi,
ku fjalët dalin si fije floku e shkumëzohen anës buzëve- si dallge
dhimbjet e kockave si lumë blete të kanë
pickuar e shuar në ujë.
 
 
Dhuratë e gjetur në xhepin e kohës
çdo ditë e jotja
gishtat metalikë të mëngjeseve i ngjyen në mjaltin e artë
e sheqeri i jetës të duket më i kripur se vetë deti…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s