Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

***

Të urrej pse
nuk pimë një kafe bashkë…
Të më shihje në sy
kur të të ndizja cigaren
të më shtrëngoje në gji,
të më qetësoje frymëmarrjen
eh…, eh…
le të përpëlitesha aty frikacakja,
në lakun e shtëllunges së tymit tonë…

 

***

shshsht, pusho tani, pusho,
i thamë njëherë, i thamë, sa herë do të t’ a them,
kjo jetë, s’ ështe më e imja, sa herë do të t’ a them,
kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t’ a them,
ti  bjeri vetëm defit e shpirti im kërcen…

ashtu, ngadalë trishtushëm, sa herë do të t’ a them,
oh, sa më kënaqë, melhem …aman …melhem…
arusha po hedh këmbët, po…  shpirti nuk kërcen,
kureshtja më mban gjallë, sa herë do të t a them…

 

Vapë

…. gjurmët e shiut,
mbllaçitjet e çismeve fantazma,
klithmat e pikëzave që mbyten..
Ej, ti aty, dikur isha nxënëse e mësuesve të mi,
vishja shumë mirë shqip dhe frërngjishten e doja,
më zhvishte nëna rrëmëneshtë dhe anglishten kuptoja,
kisha kokë të bukur, po m’ a shëmtuan, m’ a shkrinë,
m’ a shëmtuan, m’ a shkrinë…, shëmtuaaaaan…, m’ a shkrinë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s