Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe
 
 
***
 
Je larg
sa një lot
i paderdhur,
sa njëmijë lot
që vijnë pas…
je larg
sa një fjalë
e pashkruar
për të të thënë:
“Këtu jam.”
je larg
sa një trishtim,
sa një gropë
lukthi
që m’u bë makth,
je larg
sa një lutje
që nuk mund
të lutet,
sa larg,
sa një vijë kufiri
larg,
sa një dëshirim
je larg.
 
 
 
***
 
Retë e pupurta
pluskojnë në det
ikjet tyre
frymë e mbarsur
përçartjesh…
 
Diku bien ujërat
dhe lind një jetë,
 
diku ato mbushen dhe
damarët shpërthjenë,
gjaku buçet,
pa gjak s’ka jetë
humbet…
 
kthyer në hije
këlthet!
 
Këmbëzbathur
me fustan,
i bardhi fustan puplinë
me pllaka guri
kalldrëm
ndan dashurinë.
 
I ftohtë si trupi
që u bë gur
u bë ecjefantazme
mur;
 
që…
ta kërkosh.
 
 
 
***
 
Nuk di ta shpjegoj dhembjen
që lë mungesa;
as tingujt që lëshon
violinçeli;
 
njëra hije,
tjetri trup,
futur brenda;
 
ti je shtepia ime.
 
Ndjeje,
atë që mbeti:
njëra trup
mbi të,
hije tjetri
me sy
vetmie.
 
 
 
***
 
Asnjë të vërtetë
nuk kam fshehur
si të fsheh ty.
 
Të fsheh
pas çdo hapi,
buzëqeshje,
gëzimi,
madje dhe
pas një trungu peme
ku pushoj…
 
Të fsheh me dëshirë,
si më të madhen dëshirë,
që nuk ia tregoj askujt,
nga meraku,
se nuk më realizohet.
 
Të fsheh çdo çast dhe
nënçast nëse ka;
 
dhe a e di?
 
Kam frikë,
kam frikë
nga prekja,
kam frikë
se m’i merr
vendet
ku të fsheh,
kam frikë
nga pushtimi yt,
kam frikë
sa dhe emrin ta harroj.
 
Unë fshihem edhe vetë
prej teje.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s