Fabula nga Iliaz Bobaj

Fabula nga Iliaz Bobaj

 

 SHPENDËT
(fabul)

Biseda nisi e lirë,
çdo shpend thosh ç’kish më të mirë.

Fazani pendët i hap:
-Bishti im, kurorë e artë.

Gardelina në një gur:
-E kam veshjen si pikturë.

Një skifter cërr- cërr nga lart:
-Unë shoh gjilpërën në kashtë.

Thëllëza pas një gëmushe:
-Jam e bukur si një nuse.

Flet bilbili dhe vë pikë:
-E kam zërin si muzikë.

Një shqiponjë dëgjon dhe hesht.
-Fol, – i thanë, – përse nuk flet ?

Në çast qielli ndërhyn:
-Shqiponja ka madhështinë.

 


KARIERA E KALIT
(fabul)

Kali shkoi në Partinë e Gomerëve:
-Tek ju, – u tha,- kam ardhur për karierë.
-Je i mirëpritur, –
i tha kryegomari,-
të na përfaqësojë një kalë,
për ne është nder.
Le t’i themi gjërat,
hapur midis nesh:
të dyja palët kemi interes.
Vetëm pela e priti me këmbët e para:
-Ku shkon, o qyqar, pas trutharëve ?
-Edhe mes tyre, unë prapë mbetem kalë.
-Një kalë,
që do mbrojë mendimin e gomarëve…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s