Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi
 
 
Tanimë
 
Tanimë mësova të jetoj vetëm nën dritën tënde
Atë rreze të shkurtër shikimi, që vjedhurazi më hedh në mbrëmje
Tanimë mos u çudit si minutat më tresin,
si ngjallem perëndimit, si i frikem mëngjesit.
 
Ti, ndoshta akoma s’ ke mësuar të lexosh hijet,
as t’ ia ndjesh zemrës; uljet-ngritjet-ndalimet
Me siguri as të depërtosh përtej ngjyrave s’ të kanë mësuar
Ndryshe plagën në gri, lehtas do kishe dalluar.
 
Por ti vazhdo të jetosh, të lutem mbrëmjeve të mia
Nga dritë e syrit tënd, të ndrijë gjithësia
do të tregoj unë ngadalë si të rritesh pranë meje
do të mësoj une si të rrjedhë dashuria në deje.
 
 
 
Pa ty
 
Pa ty, orët e mia mbyten
nga forca e një dhimbjeje,
që të hesht nuk mund.
 
Pa ty, unë jam thjesht
një pritje,
që kërkon fytyrën tënde, gjithkund.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s