Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

ERDHI E SHKOI…

Erdhi tok me ditën e bekuar
Si në ëndërr…

Ma hoqi sysh perden e gjumit
Si me dorë
E u shkri në mua me atë buzëqeshje

Unë e derdha (tërë) shikimin
Drejt asaj (Fustanverdhës)

E ajo para meje qëndroi vertikal
Si një engjëll
Në gjerësinë e fushës së heshtjes

Erdhi e shkoi
Shkoi dhe erdhi me atë buzëqeshje
Si të ishte një legjendë përrallore

(29 korrik 2017)

 

HIDHËRIM I ZHVESHUR

Trungut të hidhërimit
Ia këputa një nga një fletat

Mbeti si një cung i zhveshur
Në lëndinën e pikëllimit

Si lash as (një) pikë uji
Për t’ia ujitur rrënjët e thella

Le të thahet e të digjet në vetmi
E të mbijnë ca filiza të gëzimit

(28 korrik 2017)

 

(SI) NDJESI…

Matanë fundit të ëndrrës
Çilet udha deri te porta e zgjëndrrës

Anësoreve të korsisë së hapur
Shihet një mallë në dy anët i kapur

Andej-këndej përpjeken shikimet
Dashuria lidhet nyje me gëzimet…

(26 korrik 2017)

 

JE DRITË N’AGIMET E KUQËRREMTA

Je ti Ajo që mi lidh kujtimet
Herë në gërshetë
E herë si vargëzim luleshtrydheje

Je imja Fustanverdhë…
Si dukat që shkëlqen rrezeve të diellit
E netëve si shkëlqim me fytyrë hëne

Për Ty nga qielli reshin pikla malli
Shuplakave të zbrazura
Për ti mbushur zbraztësirat e shpirtit tim

Je ti Ajo që mi zgjon ëndrrat e fjetura
Kthinave të gjumores së errët
Ti je dritë që (i) lind (n’)agimet e kuqërremta

(26 korrik 2017)

 

E ÇASTIT

Prapa kujtesës sonë të lodhur
Këmbëzbathur ecin hijet

Ashtu të futur brenda labirintit
Edhe lëmshav seç u humbën fijet…

Gjilan,
23 korrik 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s