Poezi nga Festim Liti

Poezi nga Festim Liti
 
 
GËZIM MAKABËR
 
Dy herë trokiti çekiçi drunjtë e kryetarit:
– Tradhëtar, në emër të popullit,
dënohesh me varje në litar….
Peshorja e simbolit të drejtësisë,
U anua e zemëruar tmerrësisht,
Portret i diktatorit,
e shtoi të qeshurën e marrëzisë,
E qeshura cinike,vrastare,
pasqyrohej në harenë e njerzve në sallë,
Delir funebër kolektiv,
Duartrokitje frenetike,
që i ngjanin fshikëllimës mortore të kamzhikut……
Një plakë fisnike, andej nga fundi,
Qante, ulurinte, flokët e saj shkulte,
Mallkonte:
Ju shitoftë Zana o vrasës mizorë,
Djali im,
më shume se ju Shqipërinë e donte…….
 
Larisa 30 korrik 2017
 
 
 
DUA TË JEM
(Nga cikli “Motive rinore”)
 
Të notoj në frymëmarjen tënde,
Oksigjeni yt të bëhem dua,
Të humbas
në pyllin e kaçurelave të harlisura,
Të bëhem këngë mbi buzët e tua,
I përhumbur në pjergullat e krasitura,
mes puthjesh, përqafimeve të zjarrta,
Ta shuaj zjarrin e krevatit,
Si një zjarrfikës i specializuar…..
 
Tiranë 1975
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s