Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

VARGU YT…!
(in memoriam…)

Fishkëllimën e motit shpesh e dëgjoj,
po gjëmimi i vargut tënd BACË, shurdhët m’ka lënë! 
Ditën, themeleve të kullave
dëgjoj ninullat e nënave,
edhe vajin e fëmijëve,
natën, zërin e bab’lokut n’lahutë,
duke i numeruar trimëritë e Oso Kukës e të Ahmet Delisë.
Prapë në themele të kullave mbjellim e ruajmë legjendat e Mujit e të Gjergj Elez Alisë!

 

NJË JETË NË SHËRBIM…!

Të njoha fytyrë regjur e mjekërr thinjur,
flokun bardhë si borë,
Në hove motesh latoje fjalën,
mendimin shtigjeve…
portretin me penel në dorë.

Kur djalëria matej me kutin e burrërisë;
boçë n’kandar ju bëre hises t’Atdheut!
Rëndë peshonte çmimi, vlera e Lirisë,
paguhej me jetë kazamateve të serbisë!

Njëzet vite burg në lule të rinisë!
Një jetë vepra të shkruara, amanet breznisë!

 

KAM MALL…!

Sa kam mall Lahutën e Fishtës,
zërin t’ia dëgjoj, nga majë e Veleçikut!
Jehonën e fyellit të Martin Camajt, 
blegërimën… lisat e gjatë, xhuranë e Naimit.
Kam shumë mall,
për Zanën e Sopotit,
melodinë e ëmbël të Laver Bariut.

Shqipëri, të dua, nga jugu në veri,
një je, e pa ndarë,
dhe nuk bëhesh dy.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s