Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

Kodi i buzëve

Mbylli sytë, të të prek buzët
me të miat lehtë, ëmbëlsisht
Fshehur qëndro në timen zemër
Në detin e ndjenjave zhytu thellësisht

Pastaj, pastaj ashtu si sonambul
Në një spektër dritash nis noto
E veshtro përtej murit të vetullave
Më qashtër, më mirë më shiko.

Mos u trondit, asgjë s’ka ndodhur
Disi ndryshe po t’puth këtë herë
Nuk është amplitudë sizmike
Por shpërthim zambaku në verë

Ndaj mos u ngut në shtrat të më çosh
Ritual që e bëjmë pothuaj çdo natë
Sot flasim heshtur, dashurohemi symbyllur
Me kodin e buzëve, me puthjen e gjatë.

 

PËRTEJ

E rëndë nata sa dhimbja
heshtja shtrihet si lubi
përtej jete zgjohet ëndrra
shekujt thyhen në pabesi.

E pagojë mbeti hëna
qielli m’u përul në çast
si shpend fluturoi zemra
hija frikën e la pas..

Përtej pragut përtej vargut
sytë presin bëhen pritë
ti mes erës më nis fjalë
ylber ma bën timin shpirt.

 

KOHË KRIZE

Në pallatin që kam përbri
Kanë nisur të ndejnë rroba të tjera
Ka ikur komshija që bëja shoqëri 
Se jetës, këtu, i ra vlera.

Rënkojnë radiot dhe ekranet
Të pashpresët kanë mbushur sheshet
Greqia zjen në të katër anët
Kriza është realitet që ndeshet.

Në treg sot bleva disa fruta
Dhe ndonjë zarzavat të rrallë
Në dyqan të mishit s’mund të futem
S’ kam forcë që krizës ti bëj ballë.

Mëngjezet gdhijnë të ngrysur
Në heshtje orën me sy ndjek
Kriza të gjithëve na ka shastisur
Njësoj e vuajmë të huaj e grek.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s